Kriza ekonomike njerezit shesin dhembet dhe floket

Kriza ekonomike, njerezit shesin dhembet dhe floket
Gjithçka në ankand. Kur portofoli mbetet bosh, përveç pakësimit të shpenzimeve të mëdha mendohet edhe për të eliminuar ato që zotërojmë. Lamtumirë bizhuteri të gjyshes, madje edhe dhëmbë online në shitje për pak para më shumë. E nëse nuk mjaftojnë? Për disa, zgjidhje është edhe shitja e flokëve. Pasi vetëm këto pjesë njerëzore lejohen për t’u shitur. Saktësisht online. Duke përbërë shtysë për lindjen e një tregu të ri të hedhurinave. Dhe nuk mungojnë sidomos dhëmbët e qumështit të fëmijëve.

Etsy.com është një lloj siti si Ebay, por më i kollajtë. Aty vihen në shitje objekte me çmime shumë të lira. Të ardhurat janë nga 20 qindarka për çdo lajmërim të publikuar deri në 3,5% mbi çmimin final të blerjes. Që nga 2005 ky sit numëron 5 milionë përdorues.

Para ca vitesh gjendeshin dhe prodhime të ndaluara si; helme, drogëra, kocka etj. Por më pas u detyruan t’i heqin. Në shumë raste prodhimet janë hequr, pasi ‘ishin ilegale’, disa sepse thjesht ‘nuk i përgjigjeshin shpirtit të Etsy’.

Tani ka në shitje dhëmbë njerëzorë, por jo kocka. Flokët janë ndër produktet më të kërkuara. Për parruke dhe extension. Shumë në rritje është edhe sektori i lëkurëve të kafshëve: me një kuotë mujore prej pak eurosh adopton një dele apo kafshë me qime të gjatë dhe çdo muaj merr prej tyre një pako me peliçen e kafshës së zgjedhur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama