Kriza ekonomike pushime te varfra

Kriza ekonomike, pushime te varfra
Sipas menaxhereve te agjencive turistike, kriza ekonomike ka ulur ofertat per pushime jashte vendit Kriza ekonomike privon shqiptaret nga pushimet jashte vendit. Tashme agjencite turistike po perballen çdo dite dhe me shume me kerkesa te pakta per pushime jashte vendit. Madje, edhe nese ka ndonje kerkese te tille pushuesit kerkojne ofertat me çmime me te lira larg luksit me hotele te shtrenjta dhe vendeve te synuara. Ne nje vezhgim qe beri gazeta ne agjencite turistike me ne emer te kryeqytetit, menaxheret e turizmit pohojne se, krahasuar me nje vit me pare, kerkesat e shqiptareve per te bere pushime jashte vendit, kane rane shume.

"Kjo lidhet drejtperdrejt me krizen ekonomike. Shqiptaret i preferojne shume pushimet jashte vendit, por mundesite ekonomike po ua ndryshojne gjithnje e me shume kete deshire", pohon Iris Çukani, menaxhere e njeres prej agjencive me te medha turistike. Duke shpjeguar arsyet e ketij fenomeni te njejtin mendim me te ndjejne edhe koleget e saj, te cilet ndeshen çdo dite ne pakesimin e klienteve qe duan te pushojne jashte vendit.

Kerkesat

Vitrina qe te ofrojne pushime ne çdo cep te botes. Hotele me 3 yje, 4 yje edhe me 5 yje dhe lloj-lloj sherbimesh ne vende perrallore, ku perfshihet çdo gje. Por, me te kerkuarat mbetet Sharm El Sheik, pasi jane me te lira krahasuar me vendet e tjera. "Parisi, ishujt me emer te Greqise apo Tailanda dhe vende te tjera luksi jane per nje pjese te vogel njerezish dhe kuptojeni vete, ata jane biznesmene apo njerez te njohur, sepse jane te vetmit qe i perballojne. Pra, nuk behet fjale per pjesen e gjere te popullsise", pohon Iris Çukani. Kjo eshte panorama qe te ofrohet ne agjencite turistike me prestigjioze te vendit, por, me sa duket, keto po mbeten vetem nje enderr per shqiptaret, te cilet po varferohen çdo dite e me shume. Kete e vertetojne agjencite turistike, te cilat ndonese po ofrojne lloj-lloj ofertash, perseri klientet nuk po mundin t'i shijojne dot. "Vijne pyesin per pushimet dhe me pas largohen per te marre informacion edhe per oferta te tjera. Kjo situate po vazhdon dhe theksohet gjithnje e me shume", pohojne agjencite turistike.

Cilesia

Pushimet jashte vendit i kerkon vetem nje pjese e vogel e popullsise qe jane te pakten mbi nivel mesatar ekonomik. Megjithate, perseri kjo pjese e popullsise nuk mund te zgjedhe vendet me cilesi me te laret per pushime. Nese vendosin te marrin pushimet per jashte vendit, tashme nuk do kerkojne hotelet me luksoze si nje vit me pare, por "kenaqen" edhe me variantet me ekonomike te mundshme. "Tashme kerkesat jane me te larta per hotele me tre yje dhe jo si me pare qe vendosej per pushime luksi ne hotele me kater dhe me pese yje. Pra, ne nje fare menyre, mund te them se pushimet e shqiptareve jane me te varfra se nje vit me pare, pasi zgjedhjet e tyre jane pikerisht per vendet me te lira", - shpjegon agjentja e turizmit, Anisa Lekgjonaj. Nderkohe, keto agjenci pohojne gjithashtu se, pikerisht Turqia dhe Sharm El Sheik jane me te kerkuarat, pasi keto jane me te lirat dhe nuk nxjerrin probleme per vizat e pushuesve.

Megjithate, per pjesen me te madhe te popullsise pushimet jashte vendit mbeten nje enderr qe nuk po e prekin dot. "Ka plot persona qe vijne dhe pyesin per çmimet e pushimeve dhe nuk duken me kurre ne agjenci dhe kjo jo se nuk duan, por nuk kane mundesi te pushojne aty ku duan", - pohon Iris Çukani.

Biznesmenet, te vetmit qe shijojne vendet e preferuara

Parisi, ishujt me emer te Greqise apo Tailanda dhe vende te tjera luksi jane per nje pjese te vogel njerezish dhe kuptojeni vete, ata jane biznesmene apo njerez te njohur, sepse jane te vetmit qe i perballojne. Keshtu, pushimet ne vendet e preferuara dhe te shtrenjta duket qe mund t'i shijojne vetem biznesmenet apo dikush tjeter, qe gezon statusin e politikanit apo te artit.

Askush tjeter nuk ka mundur te preke pushimet ne Spanje, ishujt e Greqise apo diku tjeter, ku endrra per luks, qofte edhe per 4 dite, mbetet e parealizueshme. Sipas menaxhereve te turizmit, kerkesat per pushime te tilla jane shume te pakta, madje numerohen me gishta. "Kuptohen arsyet. Se pari, jane shume te shtrenjta dhe jo gjithkush mund t'i perballoje. Ose me sakte, pakkush i perballon. Pos kesaj, per pushimet ne keto vende, si ne Paris, Greqi, Spanje apo ne vendet perendimore, eshte veshtire te sigurohet vize", - pohon menaxherja e turizmit, Anisa Lekgjonaj. Keshtu pjesa me e madhe e popullsise vazhdon te jete larg endrres per te siguruar pushime aty ku i deshirojne.

Fenomeni, pushime te paplanifikuara

Nese me pare njerezit i planifikonin pushimet, te pakten 2 muaj me pare, tashme ndodh ndryshe: ata trokasin vetem nje dite apo dy dite me pare ne dyert e agjencive turistike per te planifikuar pushimet. "Kete vit eshte e habitshme, se njerezit vijne pothuajse ne momentin e fundit dhe vendosin per pushimet. Me pare nuk vihej re shume ky fenomen. Pra, mund te themi se tashme po ndeshemi edhe me pushues qe nuk i planifikojne me pare pushimet", - pohon Anisa Lekgjonaj, menaxhere ne nje nga agjencite me te medha te vendit.

Disa nga çmimet e pushimeve jashte vendit


Egjipti, çmimet fillojne nga 700 Euro deri ne 2000 Euro per person per 10 dite

Turqia, çmimet fillojne nga 500 Euro deri ne 1500 Euro per person per 10 dite

Parisi, mesatarisht 1500 Euro per 7 dite per nje person

Spanja, mesatarisht 1200 Euro per nje person per 7 dite

Norwegia Sun - 12 net nga 1149 USD

Madrid 6 dite 770 Euro

Costa Serena - 499 Euro 7 dite

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama