Kriza europianet po lene Europen. Greket drejt Shqiperise!

Kriza, europianet po lene Europen. Greket, drejt Shqiperise!
Për shkak të krizës europianët kanë filluar të lënë kontinentin për të emigruar drejt hemisferës së jugut. Dhjetëra mijëra grekë, spanjollë, italianë, irlandezë e portugezë kanë lëvizur ose janë duke lëvizur. Përveç Amerikës e Kanadasë, janë shfaqur destinacione të reja të emigrimit si Australia, Argjentina, deri edhe Angola.

Një hetim i gazetës “The Guardian” zbulon se 50 mijë irlandezë kanë lënë vendin e tyre këtë vit për të emigruar drejt Amerikës e Australisë. 2500 grekë kanë ikur në Australi muajt e fundit. 40 mijë të tjerë janë duke u përgatitur. Sipas Ministrisë së Jashtme portugeze, 10 mijë portugezë kanë emigruar muajt e fundit në ish-koloninë, Angolën e pasur me naftë. 54 mijë të tjerë kanë lënë këtë vit Portugalinë në krizë drejt Brazilit, parajsës së re ekonomike. Mozambiku, kjo ish-koloni portugeze, është një tjetër destinacion i lakmuar. Spanja e Italia janë në ujëra të ngjashme.

Gjatë vitit 2010, 1.21 milionë grekë emigruan sipas Bankës Botërore, barabar me 10.8% të popullsisë. Destinacionet e tyre kryesore, sipas BB, ishin Gjermania, Australia, Kanadaja, Shqipëria, Turqia, M.B., Qipro, Izraeli dhe Belgjika. Ata që po ikin nga Greqia janë punëtorët e kualifikuar. 9.8% e mjekëve grekë kanë emigruar vitin e fundit. Por nëse mendoni se Greqia është boshatisur, e keni gabim. 1.3 milionë emigrantë më të varfër arritën atje më 2011.

Ky emigrim, flet qartë që në botë nuk ka më ishuj. Dhe se, historia përsëritet edhe në krah të kundërt.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama