Qeveria duhet të bëjë gati listën e kërkesave për mbështetje nga BE.
1.Përfundimi me “Jo” i referendumit në Greqi ishtë një zgjatim i votës kundër partive tradicionale greke dhe kundër Brukselit. Në zgjedhjet e fundit Syriza fajësoi elitën e vjetër politike dhe fitoi zgjedhjet. Në referendumin e djeshëm, Syriza i transferoi shumicën e shkaqeve të problemeve në Bruksel. Në të dyja rastet Syriza nuk kishte dhe nuk ka një program rimëkëmbjeje ekonomike. Në rastin e referendumit, fushata ishte kryesisht populiste, nacionaliste dhe pse jo ideologjike.
Ky kontekst ka të bëjë më shumë me të ardhmen, sesa me rezultatin e referendumit. Syriza mendon se e ka kaluar “topin” ne Bruksel dhe se ka vendosur verdiktin e popullit ndaj kreditorëve! Është një perceptim jo vetëm populist, por dhe i padobishëm. Pavarësisht nga rrethanat historike dhe gabimet e palëve, çdo negociatë apo skenar që do ndiqet pas këtij referendumi, Greqia do jetë më e dobët se më parë.
Brukseli nuk mund të krijojë një precedent në mardhëniet financiare midis anëtarëve të Eurozonës dhe më gjerë, vetëm pse një Qeveri, në emër demokracise direkte, kërkon të diktojë ndaj kreditorëve. Në këtë mënyrë të gjithe borxhlinjtë do fillonin referendume dhe sistemi do të hidhej në erë. Ndërkaq, kur janë marrë ato para, qeveritë nuk e kanë pyetur popullin! Për Brukselin më i rëndësishme është ruajtja e qëndrueshmërisë së euros, sesa kushtet dhe kërkesat e Greqisë, pavarësisht se në emër të kujt bëhen. Sot duket e qartë se Bashkimi Europian do të paguajë për Greqinë, në çdo skenar të mundshëm. Çeshtja shtrohet do të paguajë për ta mbajtur në euro, apo thjesht për ta ruajtur Greqinë nga shthurja sociale apo ekonomike?! Për Greqinë jane shumë para për t’u paguar. Gjithashtu dhe për kreditorët janë shumë para për t’u marrë, por këta të fundit i kane mundësitë ekonomike e financiare për të funksionuar.
2.Nuk ka dyshim se Referendumi i së dielës ka tronditur Eurozonën. Mbi të gjitha ka ndikuar dhe do të ndikojë në tregjet financiare, për një periudhë afatmesme. Në ditët në vazhdim duhet të presim qëndrimin e Brukselit. Gjithsesi në çdo skenar (ku bankat greke nuk mund të ekzistojnë pa paratë europiane), ekonomia greke do të kërkojë kohë mjaft të gjatë për të marre veten.
Do të ishte naive që të mendohej në këtë situatë të radikalizuar, se Shqipëria nuk do kishte pasoja. Ekonomia jonë është e lidhur me dhjetra fije të dukshme dhe të padukshme me ekonominë greke. Fakti që ekonomia e Greqisë ka vite që është në krizë, duket sikur jemi adaptuar me këtë situatë dhe në pamjen e parë nuk pritet ndonjë gjë më e keqe se kjo që shohim. Për shembull, dërgesat e shqiptarëve që punojnë në Greqi kanë rënë prej vitesh ndjeshëm. Shumica e shqiptarëve kanë mbi 15 vjet që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Ne një fare mënyre ato e kane lidhur jetën me vendin ku jetojnë. A kemi ne të dhëna sesa prej tyre jane kthyer në Shqipëri vitet e fundit për shkak të krizës? Në rast të një përkeqësimi ekstrem të ekonomise helene, sa mund të jetë numri i atyre që mund të zgjedhin Shqipërine si destinacion?
Në këto raste (kur mungojnë studime dhe informacione relativisht të sakta), duhet të bëhet një parashikim sesa mund jetë numri i të kthyerve? Çfarë impakti mund të kenë në buxhetin e shtetit (rritja e nxënësve në shkolla, ndihmë ekonomike etj). Një pjese e shqiptarëve në Greqi kane biznese të suksesshme. Një situatë më e përkeqësuar ekonomike atje, mund të rrezikojë falimentimin e tyre. Mund dhe duhet të gjenden mundësitë që këta bashkatdhetarë, nëpërmjet programeve të veçanta mbështetëse, të thirren që të operojnë në Shqipëri. 5-6 vite më parë, sipas Bankes Qëndrore të Greqisë, shqiptarët emigrantë kishin në bankat greke rreth 3 miliardë euro.Sa prej këtyre parave jane kthyer vitët e fundit ne Shqipëri?!
I gjithe informacioni për shqiptarët që punojnë në Greqi, në dritën e një përkeqësimi të mëtejshëm të gjendjes ekonomike dhe sociale atje, duhet të jetë në vëmendje të Qeverisë tonë, për të qenë e përgatitur për çdo skenar.
Pavarësisht se bankat greke në vendin tonë jane të mirekapitalizuara dhe nuk jane degë, por filiale të bankave-mëma në Greqi, përsëri një krizë tjetër e sistemit bankar në Athinë, e minimizon rolin e tyre në sistemin bankar dhe financiar shqiptar. Ato banka erdhën në Shqipëri në funksion të investimeve greke në vendin tonë, në funksion të transaksioneve të bizneseve greke me bizneset shqiptare etj. Rrudhja e influencës ekonomike greke, ka ulur dhe do të ulë më tej influencën e bankave greke që operojnë në Shqipëri. E ardhmja tyre duhet parë jo vetëm në zbehjen e efiçensës së sistemit bankar, por dhe në raport me interesat e mbrojtjes së depozitave të shqiptarëve.
Kriza Greke ka krijuar dhe do të krijojë probleme edhe me investimet e tjera në Shqipëri. Problematika e ketyre investimëve do të ndikoje akoma më ndjeshem ne ekonomine shqiptare. Greqia është nder investitoret e huaj kryesore ne Shqipëri.ne kushtët e zhvillimëve të fundit a kemi garanci që keto investimë do vazhdojnë ne Shqipëri? A kemi mundesi që një apo disa vende të tjera të zevendesojnë ketë rol?
Si përfundim,Shqipëria ka nevojë për një program mbështetje nga BE, për shkak të krizës aktuale Greke. Mbase jemi vonë, por përsëri ka kohë. Merkel vjen pasnesër në Tiranë…