Kriza me Mesin Junajtid rikthehet ne sulm per Nejmar

Kriza me Mesin, Junajtid rikthehet në sulm për Nejmar

Nejmar është vënë në shënjestër të krizës së Barcelonës, veçanërisht pas humbjes së fundit me Valencian ku shpërtheu edhe lajmi se ai nuk shkon mirë me Mesin.mesi nejmar alves

Prandaj rivalet e katalanasve janë gati të përfitojnë nga situata e krijuar. Sipas tabloidit britanik, "Daily Star", drejtuesit e Barçës janë të gatshëm të hyjnë në bisedime për shitjen e sulmuesit brazilian.

Në "pole position" vazhdon të mbetet Mançester Junajtid, që në të shkuarën bëri edhe një ofertë prej 150 milionë paundësh (190 milionë euro), e cila korrespondon edhe me klauzolën e prishjes së kontratës së lojtarit.

Por, përveç anglezëve, të interesuar për kapitenin e "Seleçaos" janë edhe francezët e PSG-së, kështu që "djajtë e kuq" duhet të mposhtin konkurrencën me skuadrën e Al-Khelaifit. Katalanasit kanë refuzuar çdo ofertë të klubeve të interesuar deri më sot.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama