Asgje nuk mbetet ashtu si me pare. Kriza ekonomike qe po fundos nga dita ne dite vendin helen, po rrezikon gjithmone e me shume sigurine e qendrimit te pjeses me te madhe te emigranteve shqiptare. Ky kthim i mundshem dikur dukej si nje skenar filmi, ndersa sot duket se perben nje realitet te thurur ne legjende. Nga dita ne dite grupe emigrantesh shqiptare, te detyruar, po i drejtohen perkohesisht apo perfundimisht vendit te tyre te lindjes. Deri me sot nuk ka nje numer te sakte nga shteti shqiptar, pasi edhe interesimi ndaj ketij fenomeni eshte zero. Sipas burimeve te mediave vendase, behet fjale se te pakten rreth 30 per qind, ose 200.000 emigrante shqiptare qe punojne dhe jetojne ne Greqi, pritet nga dita ne dite te rikthehen ne vendin e tyre. Kthimi i emigranteve do te kete nje fature te rende ekonomike per vete Shqiperine, qe gjate 20 vjeteve te emigracionit ka mbajtur nje qendrim te pa pranueshem. Mungesa e politikave dhe e nje strategjie per emigracionin nga politika shqiptare kane indinjuar ne maksimum kohet e fundit emigrantet tane ne Greqi, ku edhe te indinjuar kane mbetur edhe nga politika e propaganduar nga qeveria “Papandreu”, qe deri me sot jo vetem nuk ka mbajtur asnje veprim, por perkundrazi, vazhdon fshesen ndaj tyre.
Kushtet e legalizimit, nderprerja e kontratave te punes me pronarin, gjendja e rende ekonomike gjate gjithe ketyre viteve, i kane lodhur se tepermi emigrantet, qe po i drejtojne syte gjithnje e me shume nga vendi i tyre. 30 per qind e te pyeturve jane pergjigjur se nuk mund te qendrojne me dot, dhe pergatiten per t’u kthyer. Dikur punonin me endrren per te mbledhur para, ndersa sot jeta e tyre varet nga keto te mbledhura. Shume mallra shtepiake apo automjete jane blere nga emigrantet me para ne dore, ndersa pjesa tjeter me anen e kesteve. Çdo fund muaji ne bankat e vendit, shume emigrante terheqin sasi parash per te perballuar jo vetem nevojat e jeteses, por edhe per te paguar kestin e automjetit dhe mallrave te tjera shtepiake. Nje barre e rende per tu perballuar jane edhe taksat e vendosura nga shteti (paravolat) 300 euro per çdo emigrant ne rast rinovimi te dokumenteve, si dhe te tjera para per blerjen e ensimave (pullat e diteve te punuara). Tashme kriza ekonomike po gjunjezon nga dita ne dite me dhjetera emigrante, qe deri dje e shikonin krizen si nje fenomen qe do kalohej pa i prekur keta.
Kriza nuk la pa prekur edhe biznesin shqiptar qe pas viteve 1998 mori nje zhvillim te kenaqshem. Numri i tyre ne gjithe Greqine kapi shifren 20.000, duke terhequr edhe vemendjen e mediave vendase. Nje pjese e prej tyre kane perfaqesuar ne panairet nderkombetare vendin tone, ndersa sot nje ne tre prej tyre po shkojne drejt falimentimit. Me gjithe uljen ne çmime, fuqia blerese ka rene ne minimum. Rritja e TVSH-se, nga 19 per qind ne 21 per qind, ndikoi negativisht ne frymemarrjen e ketij sektori qe sot shikohet si nje falimentim i sigurte, edhe pse qeveria “Papandreu” ka parashikuar per te hedhur ne kete sektor rreth 1 miliarde euro.
Qendra e Athines ka marre pamjen e viteve 1990-te, ku çdo mengjes shume emigrante me çanta ne duar grumbullohen ne shesh me shprese per te siguruar pune. Pasi presin me ore te tera, fytyra te lodhura dhe te pa shpresa marrin rrugen e kthimit per ne shtepite e tyre. Vite me pare pronaret kerkonin emigrante per pune, ndersa keta te fundit pretendonin me te drejte per nje page me te mire, ndersa sot ndodh e kunderta. 74.9 per qind e emigranteve shqiptare punojne ne ato vende pune ku nuk duan te punojne vendasit. Sot çdo gje ka ndryshuar, pasi Greqia nuk eshte me ajo e meparshmja. Te pa shprese per te ardhmen, syte e tyre jane drejtuar per nga Shqiperia.
Rreth 200 mije emigrante shqiptare pritet te rikthehen ne Shqiperi per shkak te krizes ekonomike. Greqia eshte nder vendet me te prekura nga kriza ekonomike, krize qe preku kryesisht emigrantet
Rritje te papunesise ka pasur ne muajin Prill, ku shifra arriti ne 10.1 per qind. Behet fjale per nivelin me te larte qe prej gushtit te vitit 1998. Ne muajin prill te papunet ne Evrope ishin 23 milione e 310 mije , prej te cileve 15 milione e 867 mije vetem ne Eurozone. Krahasuar me muajin Mars, numri i te papuneve u rrit me 25 mije persona, si ne BE po ashtu edhe ne Eurozone. Ne krahasim me muajin Prill te 2009, numri i te papuneve eshte rritur me 2 milione e 400 mije persona ne BE dhe me 1 milione e 275 mije ne Eurozone.Niveli rekord i papunesise u regjistrua ne Letoni me 22.5 per qind, Spanje 19.7 per qind dhe Estoni me 19 per qind. Nder vendet e tjera te prekura me rende nga kriza eshte Portugalia, me 10.8 per qind dhe Irlanda me 13.2 per qind te papune.
Ne Bashkimin Evropian jetojne rreth 20 milione emigrante te ardhur nga “vendet e treta”, ose nje ne 25 banore dhe qe perbejne 5 per qind te gjithe popullsise se BE. Per nga numri ata perbejne nje shtet te veçante te barabarte me Austrine ose Suedine.Portugalia, Suedia, Belgjika, Holanda dhe Finlanda perbejne pese vendet pritese me numrin me te madh te emigranteve, te politikave te emigracionit, si dhe te politikave sociale dhe ato politike, ku qellimi i tyre eshte integrimi i emigranteve ne nje Evrope me shanse te barabarta. Greqia, Lituania jane dy vendet e fundit qe nuk u krijone kushte emigranteve ne fushen e integrimit. Ne Greqi, komuniteti shqiptar perben 67.2 per qind numrin e pergjithshem te emigracionit ne kete vend, ose 557.600. 26.5 per qind me arsim te larte.Persa i perket nivelit arsimor emigrantet paraqiten me larte se sa greket. 19,1 per qind prej tyre kane mbaruar arsimin e detyrueshem. 48,5 per qind te shkollave te mesme, 26,5 per qind kane mbaruar arsimin e larte. Shumica kane nga nje diplome ne Arsim, Shendetesi Shkenca dhe Ekonomi. Po ky arsimim nuk luajti ndonje rol ne kete vend pasi me ligj u ndalohej punesimi ne vendet publike, ndersa ne ato private nuk u hapej rruga.... 10 per qind e emigranteve kane shtepi te tyre. 85 per qind e emigranteve jetojne ne shtepi me qira, ndersa 10.5 per qind jane pronare te shtepive te tyre. Ndersa nje ne dy ka llogari ne bankat greke. Shuma e depozituar llogaritet ne 3 miliarde euro.