Kriza ne Greqi Cmenduri nese nuk arrihet nje marreveshje te henen

Kriza ne Greqi, 'Cmenduri' nese nuk arrihet nje marreveshje te henen

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, do të takohet me liderët e 18 vendeve të eurozonës në samitin e Brukselit. Kreu i Bankës më të madhe greke e ka quajtur ‘çmenduri’ nëse nuk do të arrihej një marrëveshje gjatë bisedimeve emergjente të hënën, mbi krizën e borxhit.

Ndërkaq, kabineti grek po mban një takim emergjent para samitit. Si pjesë e aktiviteteve të fundjavës presidenti i Komisionit Europian, Jean- Claude Juncker, dhe kryeministri grek, Alexis Tsipras kanë mbajtur bisedime këtë të shtunë, dhe pritet të takohen sërish të dielën.

Deri në fund të qershorit është afati i Greqisë që të paguajë, para se të rrezikojë të dalë nga monedha euro dhe ndoshta nga vetë BE.

Komisioni Europian, FMN dhe BQE nuk garantojnë zhbllokim të ndihmës derisa Greqia të pranojë reformat ekonomike që këto institucione kërkojnë.

Ndërsa, kryetarja e Bankës Kombëtare të Greqisë, Louka Katseli, ka thënë se situata është serioze dhe pa një marrëveshje mund të përkeqësohet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama