Sapo vuri re rënien e notave të djalit studiues, mori masa që kjo të ndryshojë, por jo duke e vënë djalin të studiojë më shumë, por duke paditur mësuesit. Ana Pavlovic, thotë se notat e djalit, Josip sa vijnë e përkeqësohen që nga dita kur ajo u ankua se gruaja e drejtorit është treguar agresive kundrejt djalit të saj kur ato u takuan në qytetin Jaksic. Ajo pohon se që nga ajo ditë, drejtori u ka thënë mësuesve t'i vënë djalit nota të ulëta. Pavlovic thotë: "Sapo u ankova vura re se notat e djalit tim sa vinin e përkeqësoheshin. Kështu që vendosa të marr masa që kjo çmenduri të ndalë", thotë ajo. Në gjykatë kanë qenë të detyruar të paraqiten së bashku me drejtorin dhe gruan e tij, edhe mësuesit e shkollës fillore "Jaksic Primary". Ata nuk e pranojnë këtë fakt, por i kanë vënë nota të ulëta sepse është një nxënës që nuk mëson.
T. O. : Gazeta TiranaObserver