Kroacia investon ne energjine e eres

Kroacia investon në energjinë e erës

Një konferencë rajonale mbi Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit do të bëhet në Sofje midis 26 dhe 27 prill. Ngjarja është bashkëorganizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjensia Shtetërore Bullgare për IT dhe Komunikacionin.

 

Një paisje moderne mikrobiologjike me vlerë mbi 500,000 euro u instalua dhe nisi funksionimin në Institutin e Shëndetit Publik të Podgoricës. Sipas kreut të institutit, Boban Mugosha, përdorimi i teknologjisë së përparuar do të lejojë diagnostikimin e shpejtë e të saktë të HIV, Hepatitis B dhe C dhe sëmundjeve të tjera.

 

Uorkshopi i tretë Ndërkombëtar i Kardiologjisë u zhvillua në Beograd midis 11 dhe 14 prill duke mbledhur mbi 400 kardiologë nga e gjithë bota. Në lidhje me veprimtarinë, ekspertë të tillë të njohur në botë si Antonio Kolombo i Italisë dhe Karlo di Mario i Britanisë së Madhe kryen kirurgji në spitalet lokale duke trajtuar 40 pacientë.

 

Princi Albert II i Monakos hapi kongresin e 38 të Komisionit Shkencor Mesdhetar në 9 prill në Stamboll. Më tepër se 1,000 shkencëtarë nga 40 vende morën pjesë në kongresin i cili u përqëndrua në ngrohjen globale në botën e detrave. Tema të posaçme të diskutuara përfshinë ndryshimin e klimës, ndotjen detare, tsunamit, industrinë e peshkut, transportin detar dhe përdorimin e ngushticave turke.

 

Rreth 45% e përdoruesve të internetit në Turqi, kanë akses në ueb nëpërmejt internet kafeve, sipas Jusuf Andiç, president i Shoqatës së Internet Kafeve. Ai tha se numri i përdoruesve të internetit në vend ka arritur në 15 milion ndërsa ofruesit e internetit raportojnë 3.2 milion abonentë shtëpie. Rreth 18,000 internet kafe janë në veprim anembanë vendit.


Marre nga : Setimes.com


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama