Krokodilet shetisin ne mes te qytetit

Krokodilet 'shetisin' ne mes te qytetit
Prej dhjetë ditësh në përmbytje, banorët e ish-kryeqytetit perandorak tajlandez, Ayutthaya, në Veri të Bangkokut, tashmë po përballen me një problem të ri, luftën kundër krokodilëve. Rreth njëqind ekzemplarë kanë arritur të largohen nga rezervuarët e rritjes, pasi nga shtimi i nivelit të ujit kanë kaluar barrierat e tani janë të lirë nëpër qytet. Autoritetet kanë ofruar një shpërblim prej 1.000 bahtesh (25 euro) për këdo që kap një krokodil të gjallë. “Krokodilët duhet të kapen për sigurinë e banorëve”, tha ministri i Shëndetit, Vitthaya Buranasiri. “Përveç krokodilëve, janë të lirë tigrat dhe gjarpërinjtë”, shtoi ai. Përmbytjet ishin nga më të rëndat e dekadave të fundit, dhe kanë prekur një të tretën e territorit kombëtar. Ato kanë shkaktuar rreth 300 të vdekur dhe 110 mijë të pastrehë. Në disa lagje të kryeqytetit Bangkok, niveli i ujit ka arritur në 2 metra.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama