Kruje nena mbyt foshnjen e porsalindur me pas e varros ne oborrin e shtepise

Kruje, nena mbyt foshnjen e porsalindur, me pas e varros ne oborrin e shtepise

Një 29 vjeçare nga Kruja është arrestuar ditën e sotme pasi ka mbytur foshnjën e saj të porsalindur të cilin më pas e ka varrosur në oborrin e banesës së saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku shtetasja e identifikuar si Eriona Sarika, 29 vjeçe nga fshati Borizanë në Krujë, ka lindur një foshnjë të seksit mashkull të cilin e ka mbytur dhe më pas e ka varrosur në kopshtin e banesës së saj, bën me dije policia e Durrësit.

 

E reja nuk ishte e martuar por mesohet se kishte pasur nje histori dashurie me nje 43 vjeçar nga nje fshat fqinj, i cili eshte shpallur ne kerkim pasi mendohet ta kete shtyre 29 vjeçaren drejt ketij akti ekstrem.

 

Sipas informacioneve te fundit mesohet se vajza kishte mundur te fshinte shtatzenine nga te afermit deri ne momentin qe ka sjelle ne jete foshnjen e seksit mashkull, dy dite me pare.

 

Refuzimi nga ana e te dashurit te saj per ta pranuar femijen, edhe pasi ai erdhi ne jete, mendohet se e ka futur ne depresion te thelle te rene e cila ne keto kushte e ka mbytur me duar foshnjen e porsalindur dhe me pas e ka varrosur prane shtepise se saj.

 

Nga ekpertiza mjeko ligjore mbi trupin e te voglit ka rezultuar se vdekja e tij ka ardhur nga asfiksia.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama