Kryebashkiaket dhe keshilltaret e PD propozime per ulje te takses mbi pronen ne te gjitha bashkite

selia-e-PD-pas-rikonstruksionit.Foto-A-525x3503-300x2001-300x2002-300x2001-300x200TIRANË 1 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ - Kryebashkiakët dhe këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike në bashkitë e vendit kanë dorëzuar pranë Këshillave Bashkiake kërkesën për të ulur me 30 % taksat mbi pronën.

Sipas zyrës për shtyp të PD, kërkesa për të ulur maksimalisht taksat mbi pronën vjen pas apelit publik të kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Taksat mbi pronën u rritën deri katërfish në dy vitet e fundit duke rënduar barrën e taksave që paguajnë veçanërisht bizneset e vogla të cilat ndodhen në kushtet e mbijetesës. Ulja me 30 % e taksës do të ndikojë direkt në buxhetin e bizneseve dhe familjeve të tyre, thekson PD.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se me marrjen e besimit nga shqiptarët, taksa mbi pronën do të shkojë në nivelet që ka qënë para vitit 2007, vijon njoftimi i PD.

Kërkesat janë dorëzuar pran këshillave bashkiakë të Shkodrës, Lezhës, Beratit, Fierit, Gjirokastrës dhe Korçës.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama