Kryebashkiaku i Kavajes Elvis Roshi nuk mban mend se per cfare eshte akuzuar

Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi nuk mban mend se për çfarë është akuzuar

Elvis Roshi, kryebashkiaku i Kavajës, është akuzuar për kryerjen e një vepre penale në Gjermani, përpara viti 2002. Kryebashkiaku i majtë e ka pranuar këtë në formularin e dekriminalizmit, plotësuar disa ditë më parë.

Sipas formularit, të publikuar sot në gazetën Panorama, ai është proceduar nga Gjykata e Mynihut. Por, kryebashkiaku Roshi ka deklaruar se nuk i kujtohet vepra apo përfundimi i gjykimit.

Megjithatë, Kryemistri Rama gjithmonë është shprehur i bindur se Zoti Roshi do t'i shpëtojë ligjit të dekriminalizimit.

Vetëm një muaj më parë, Kryeministri Rama në një mbledhje të grupit parlamentar të Partise Socialiste u shpreh se:

"Elvis Roshi është shembulli i përpikmërisë së realizimit të projektev të "Rilindjes urbane".

Ai i kërkoi deputetëve dhe ministrave socialistë ta konsideronin Roshin si një model suksesi.

Në fakt, sipas ligjit të dekriminalizimit, me verifikimin e formularit plotësuar nga Elvis Roshi, ai duhet të largohet nga drejtimi i Bashkisë së Kavajës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama