Elvis Roshi, kryebashkiaku i Kavajës, është akuzuar për kryerjen e një vepre penale në Gjermani, përpara viti 2002. Kryebashkiaku i majtë e ka pranuar këtë në formularin e dekriminalizmit, plotësuar disa ditë më parë.
Sipas formularit, ai është proceduar nga Gjykata e Mynihut për një vepër penale, por nuk i kujtohet vepra apo përfundimi i gjykimit.
Zoti Roshi ka delaruar dhe procedimin e marsit 2013, ku u përfshi në një sherr në stadiumin e Kavajës. Ai gjithashtu ka pranar se ndaj tij janë marrë masa sigurie më parë.
Formulari i Elvis Roshit u publikua sot nga gazeta Panorama.
Në fillim të viteve 2000, Zoti Roshi ndërroi emrin nga Ervin (emri i tij i vërtetë) në Elvis (emri i tij aktual). Ervin Roshi është dënuar më gjobë nga Gjykata Kavajë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje në të njëjtën periudhë që përkon me ndërrimin e emrit.
Kryebashkiaku i Kavajës është një prej zyrtarëve më të sulmuar nga opozita për të shkuarën e tij kriminale. Partia Demokratike shpeshherë ka deklarar se ai ka qenë trafikant droge dhe është marrë me korrupsion në Itali
Kryemistri Rama, akuzat nga kryebashkiakut dhe ndërrimin e emrit i ka përdorur për të bërë batuta gjatë daljeve publike përkrah Roshit. Ai madje është shprehur i bindur se Zoti Roshi do t'i shpëtojë ligjit të dekriminalizimit.
Në fakt, sipas ligjit të dekriminalizimit, me verifikimin e formularit plotësuar nga Elvis Roshi, ai duhet të largohet nga drejtimi i Bashkisë së Kavajës.