Kryebashkiakut Elvis Roshi nuk i kujtohet nese eshte denuar apo jo ne Gjermani

Kryebashkiakut Elvis Roshi nuk i kujtohet nëse është dënuar apo jo ne Gjermani

Elvis Roshi, kryebashkiaku i Kavajës, është hetuar dhe gjykuar për një vepër penale në Gjermani përpara viti 2002. Këtë gjë ai e ka deklaruar në formularin e dekriminalizmit, plotësuar disa ditë më parë, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit të sapo hyrë në fuqi

Por, në mënyrë të çuditshme, Zoti Roshi ka deklaruar në formular se atij se nuk i kujtohet krimi për të cilin është gjykuar dhe vendimi i Gjykatës së Mynihut. Ndërkohë sot ai u shpreh se avokatët e tij po marrin informacion të saktë pse ai është gjykuar dhe nëse është dënuar apo jo.

Zoti Roshi ka qenë i akuzuar vazhdimisht nga opozita për veprimtari kriminale në vende të tjera, në mënyrë të veçantë për përfshirjen në trafikun e kokainës në Itali ku, sipas Partisë Demokratike, ai është dënuar. Sipas disa akuzave në media, zoti Roshi ka ndryshuar edhe identitetin e tij për të mbuluar gjurmët e aktivitetit të tij kriminal në të shkuarën.

Zoti Roshi i ka mohuar akuxat duke thënë se ai ka qenë një emigrant illegal në Itali dhe Gjermani ku ka punuar në punë të rënda për të siguruar jetesën dhe pastaj ëhstë kthyer në atdhe për të kontribuar ëpr qytetin e tij, Kavajën.

Ai ka patur mbështetjen e palëkundur të Kryeministrit Rama i cili gjithashtu është shprehur se Zoti Roshi nuk ka asgjë në të shkuarën e tij që mund të jetë objekt i ligjit të dekriminalizimit.

Madje për Zotin Rama Zoti roshi ëhstë modeli që duhet të merret nga të gjithë drejtuesit socialsitë për rilindjen e Shqipërisë.

Një muaj më parë, Kryeministri Rama iu drejtua grupit parlamentar të Partise Socialiste me fjalët:

"Elvis Roshi është shembulli i përpikmërisë së realizimit të projekteve të Rilindjes Urbane."

Pavarësisht rëndësisë së Zotit Roshi në "rilindjen e vendit", sipas ligjit të dekriminalizimit, ai duhet të lërë mandatin e tij nëse vertetohet së është dënuar nga Gjykata e Mynihut apo ndonjë gjykatë tjetër gjermane apo italiane ku ai ka jetuar si emigrant.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama