Kryeengjelli i Rodonit po jepet me koncesion

Kryeengjelli i Rodonit po jepet me 'koncesion'

Per shekuj me rradhe Kalaja e mrekullueshm e Rodonit arriti ta mbronte vetmine e saj tragjike edhe fale nje Basoreliefi te Kryeengjillit Mikel i cili me shpate ne dore mbante larg saj hordhite barbare.  Kryeengjelli e mbrojti kalane e Skenderbeut nga otomanet, nga veneciante nga banoret aty prane qe te mos i shkulnin guret per shtepi.

Krye Engjelli Mikael per cudi arriti te shpetonte edhe nga komunizmi, sistem i dhunshem ndaj simboleve fetare. Dhe ja sot ne korrik te 2013 Krye Engjellin Mikel arriten me ne fund ta shkulin nga muret e Kalase se Skenderbeut. E shkulen mu ne hunden e shqiptareve te cilet per te mbrojtur kulturen e tyre kane krijuar edhe institucione. Mirepo Kryeengjelli nuk e ka ditur se ky shtet i falimentuar i cili kerkon te perfitoje edhe ne minuten e fundit ne kurriz te publikut nuk pyet asfare per Trashegimine e vet kulturore duke i braktisur nje here e mire te gjitha sitet arkeologjike apo historike.


Me firmen e zyrtareve te larte te Ministrise se Kultures po jepen koncesionet e fundit dhe po merren perfitimet e fundit ne kurriz te trashegimise . Askush nuk e ka mendjen tek Krye Engjelli i Rodonit i cili per turpin e shqiptareve u shkul diten per diell.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama