Kryeministri Berisha blen makine te blinduar 700 milion leke

Kryeministri Berisha blen makine te blinduar 700 milion leke
Edhe kryeministri shqiptar nuk i shpëtoi dot “virusit” për të pasur një makinë të veçantë e mbi të gjithë të një sigurie të lartë. Me anë të një vendimi të posaçëm, shefi i qeverisë ka hequr mënjanë një fond prej 70 milion lekësh për blerjen e një makine të blinduar, që thuhet se do të përdoret në raste të veçanta për parkun e delegacioneve. Ende nuk dihet pse ky shpenzim i madh në një kohë krize, por duket se kryeministri po përpiqet të shtojë masat e sigurisë mbi personin e tij.

Makina e Blinduar

Shefi i qeverisë ka ndarë një fond mjaft të majmë për t’i plotësuar një luks më shumë vetes së tij. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për kërcënime që mund të kenë shkuar në adresë të kryeministrit Berisha, por ky i fundit me anë të një vendimi të veçantë ka vendosur të blejë një automjet të blinduar, i cili thuhet se do të përdoret për parkun e delegacioneve. Vendimi në fjalë është publikuar në agjencinë “Lajmi fundit”.

Vendimi

Në vendimin zyrtar të Ekzekutivit thuhet se “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45 të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” dhe të nenit 13 të ligjit nr.10 190, datë 26.11.2009 “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave,VENDOSI:Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi prej 70 000 000 (shtatëdhjetë milionë) lekësh, për blerjen e një automjeti të blinduar, për parkun e delegacioneve. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Buxhetit të Shtetit. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Presidenti Obama, makinë jashtë serie, i reziston dhe shpërthimit

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama ,lëviz me një makinën hibrid ose që e thërrasin ndryshe bisha. Limuzinë e markës “Cadillac” është e para e ndërtuar e dizenjuar dhe e publikuar jashtë serie për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E gjitha e blinduar me një trashësi që shkon 5 dhe 8 inç. Ajo nuk përshkruhet as nga plumbat dhe nuk dëmtohet as nga një shpërthim. Ndërsa zëvendëspresidenti Joe Biden përdor një tjetër veturë të blinduar. Numri dy i Shtëpisë së Bardhë përdor makinën që ka përdorur presidenti Xhorxh W. Bush. Edhe ajo një “Cadilla” por jo kaq e sofistikuar sa bisha e Barak Obamës.

Makina e Obamës

Ngjyra: e zezë
Marka: Limuzinë, tip ”Cadillac”
Uzina e prodhimit: Gerenal Motors
Vendi i prodhimit: Detroit
Cilësia kryesore: e gjitha e blinduar
Cilësi speciale: xhama të blinduar
Trashësia e kabinës: 5 inch
Trashësia e derës: 8 inch
Përmban: 10 CD player

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama