Nëse do t’ju rastisë të shikoni në rrugë një “Benz Mercedes” të zi S-Class, me targa AA694HP, pasagjeri që udhëton me të nuk është një njeri i zakonshëm. Brenda asaj makine ndodhet Kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama, paçka se targa është e zakonshme. Kryeministri i Shqipërisë lëviz me një makinë me targa private në të gjitha aktivitetet zyrtare. Ndërkohë të gjithë paraardhësit e tij kanë përdorur makina me targa zyrtare. Nuk e dimë se kur do të fillojë ta përdorë këtë targë Kryeministri i sapo zgjedhur, Rama.