Ministri i Financave Shkëlqim Cani është shkarkuar ndërkohë që ishte në një takim të rëndësishëm me një delegacion të Bankës Botërore.
Kryeministri Rama jo vetëm që nuk e ka njoftuar paraprakisht Ministrin për vendimin e shkarkimit të tij, por gjithashtu ka zgjedhur që vendimin t'ju a komunikojë fillimisht mediave.
Ndërkohë që mediat filluan të njoftonin shkarkimin e Zotit Cani, ai ka qënë duke folur në zyrën e tij me përfaqësuesit e Bankës Botërore, në një takim në të cilin merrnin pjesë edhe Ministri Arben Ahmetaj dhe përfaqësues të Bankës së Shqipërisë.
Ministri Ahmetaj është njoftuar menjëherë nga stafi i tij për emërimin e ri dhe është larguar nga takimi.
Ndërsa Ministri Cani e ka vazhduar të flasë për angazhimet e tij dhe të qeverisë për të ardhmen dhe e ka përfunduar takimin pa e ditur se në një moment gjatë tij kishte pushaur së qeni ministër.