TIRANË, 22 Tetor/ATSH/ -Kryeministri Edi Rama do të jetë sot i ftuar në emisionin "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu, ku do të flasë për reformat, ekonominë, drejtësinë si dhe rrugën e shtetbërjes në tërësi.
Lajmin e ka njoftuar vetë kryeministri Rama, i cili shkruan në një postim në rrjetin social Facebook: "Sonte ne Opinion me Blendi Fevziun per reformat, ekonomine, drejtesine dhe rrugen e shtetberjes ne teresi LiveTV". /gj.m/ /a.ke/