Kryeministri Rama ne Beograd autoritetet Serbe ngrene njesin antidron

Kryeministri Rama ne Beograd, autoritetet Serbe ngrene njesin 'antidron'

Kanë mbetur vetëm 24 orë kur kryeministri shqiptar Edi Rama do të kryejë vizitën e tij të dytë në Beograd për të marrë pjesë në samitin ekonomik Kinë-Ballkan, dhe autoritetet serbe kanë nisur që tani të marrin masat mbrojtëse për t’i paraprirë çdo të papriture, mes të cilëve edhe për ndonjë dron të dytë që mund të fluturojë mbi kokat e pjesëmarrësve në samit. Për këtë arsye, policia serbe ka ngritur një strukturë të posaçme anti-dron, e cila do të monitorojë gjatë gjithë kohës qiellin për të evituar ndonjë surprizë të pakëndshme si ajo e mbrëmjes së 14 dhjetorit në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja serbe “Kurir” sipas së cilës tashmë policia serbe po merr të gjitha masat që asgjë të mos jetë në dorë të fatit. Për këtë arsye siç raporton “Kurir” një ditë para nisjes së samitit të Beogradit, njësia do të kryejë provën e përgjithshme. Në këtë mënyrë “Kurir” bën të ditur se, një helikopter i policisë serbe do të qëndrojë në gatishmëri për të monitoruar hapësirën ajrore, ndërsa njësia anti-terror do të sigurojë mbarëvajtjen e aktivitetit nga toka.

Sipas të përditshmes serbe, nëse pikaset ndonjë dron, oficerët janë udhëzuar të mos e qëllojnë, por do të jetë helikopteri ai i cili do ta neutralizojë. “Kurir” shprehet për samitin dyditor janë rreth 7000 forca policie të cilat do të kujdesen për ruajtjen e rendit dhe parandalimit të çdo incidenti të mundshëm. Kryeministri Edi Rama së bashku me dy ministrat e qeverisë Arben Ahmetaj dhe Edmond Haxhinasto, do të marrë pjesë të martën në samitin e Kinës me vendet e Europës Lindore dhe Qendrore që do zhvillohet në Serbi. Në këtë samit i pranishëm do jetë edhe kryeministri Kinez Li Keqiang, dhe gjithë kryeminstrat e vendeve të rajonit, përveç atij kroat i cili anuloi vizitën pas deklaratave të radikalit Sheshel, për masakrën e Vukovarit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama