Kryeministri Edi Rama në një koment për revistën prestigjoze britanike The Times ka komentuar mbi përdorimin e Shqipërisë në debatin politik të brendëshëm të Britanisë.
Kryeministri Rama i ka shkruajtur revistës The Times duke u shprehur se marrëdhënia Shqipëri - BE nuk eshtë një model që duhet kopjuar nga Mbretëria e Bashkuar.
"Kur lexova sugjerimin e Michael Gove që Britania mund ta braktisi partneritetin me Gjermanin, Francën dhe vende të tjera të BE-së dhe në vend të saj të hyjë në një partneritet jo europian me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjen, reagimi im i menjëhershëm ishte: "A nuk është pak e çuditshme".
Gjithashtu, Kryeministri u shpreh se Shqipëria nuk është një model për tu ndjekur nga Britania.
"Absurde që ta tërhiqni Shqipërinë në debatin e Britanisë. Vendi im, jo model që ta ndjekë Britania".
Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të përdoret gjërësisht në debatin në Britani. Dje, ministrja e brendëshme Theresa May vuri në pikëpyetje nëse vende si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia duhet ti bashkohen BE-së. Ajo u shpreh se "këto vende janë vende me popullsi të varfër, probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin dhe ndonjëherë edhe terrorizmin. Duhet ta pyesim veten a është e drejtë që BE duhet të vazhdojë të zgjerohet duke u dhënë të gjithë anëtarëve të rinj të gjitha të drejtat e nënshtetësisë".
Tashmë përfshirja e Shqipërisë në debatin në Britani ka vazhduar duke e shndërruar atë nga simbol të talljes për fatin që e pret Britaninë nëse del nga BE, në simbol rreziku nëse Britania qendron në BE dhe asaj i bashkohet Shqipëria.
Një nga deputetët mbështetës të daljes së Britanisë nga BE -ja i ka kërkuar Kryeministrit Kamerun që të deklarojë se do të vendos veton kundër zgjerimit të BE-së me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Turqinë dhe Serbinë, në çdo lloj rrethane.
Artikuj të lidhur:
Shqipëria viktimë e përdorimit nga politika e brendëshme britanike