Kryeministri Rama u shkruan leter ndricuese britanikeve

Kryeministri Rama u shkruan letër ndriçuese britanikëve

Kryeministri Rama i ka dërguar një letër të gjatë gazetës The Times për të shprehur mendimet e veta në lidhje me përfshirjen e Shqipërisë në fushatën për referendumin e daljes apo jo të Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Edhe pse qëllimi apo ideja e Kryeministrit për të komunikuar me publikun dhe politikanët britanikë është i lavdërueshëm në parim, përpjekja konkrete e kryeministrit është mediokre.

Me një gjuhë të vjetër, të ngurtë, me zhargon dhe detaje te lodhshme teknike si në një raport progresi të BE-së, Kryeministri Rama i ka ofruar publikut britanik një pështjellim shumë të gjatë dhe të rrëmujshëm idesh të përgjithshme, mbushur me moralizime të pavenda nga pozita e një kryeministri të një vendi të vogël dhe të pazhvilluar si Shqipëria.

Mbi të gjitha në letrën e tij, Kryeministri ka bërë gabimin e zakonshëm që bëjnë shpesh politikanët tanë egocentrikë: në vend të shohin dhe kuptojnë pikëpamjet dhe interesat e tjetrit e të kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin duke i pasur parasysh këto interesa, ata përqendrohen krejtësisht tek vetja dhe interesat e veta. Nëse politikanët britanikë janë shprehur për varfërinë, korrupsionin dhe kriminalitetin e Shqipërisë, Kryeministri nuk ka bërë asnjë përpjekje direkte apo indirekte për të shpërndarë këtë perceptim.

Në disa raste, madje i trajton Britanikët sikur të ishin idiotë teksa i fton të vinë në Shqipëri si turistë në verë që të ndjekin bashkë me ne kombëtaren shqiptare që do të luajë në Francë.

Kudo në letër ndjehet megalomania tipike që po dëshmon kudo Kryeministri ynë, teksa ai merr pozicionin e një udhëheqësi të madh e të mençur botëror, që di disa të vërteta të mëdha që të tjerët nuk i dinë dhe ai e ndjen për detyrë t'ja u thotë.

Ja disa nga pjesë nga letra, të shoqëruara në kllapa katrore me komente tona:


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama