Kryeministri Renzi Shqiptaret jane integruar

Kryeministri Renzi: Shqiptaret jane integruar

Kryeministri i Italisë Matteo Renzi në një debat televiziv për nivelin e papunësisë dhe për të drejtën e votës ka përmendur librin e  Gian Antonio Stella me titull “L’Orda, quando gli albanesi eravamo noi”, që në shqip përkthehet “Hordhitë, kur shqiptarët ishim ne”. Renzi deklaron se libri është botuar në kohën kur në brigjet e Italisë zbarkonin shqiptarët. “ Tani nuk e kujtojmë më sepse ka një fenomen integrimi dhe Shqipëria ka filluar të ecë me këmbët e saj”, është shprehur Renzi. Duke vijuar më tej me përshkrimin e librit, Renzi përmend edhe përiudhën e fillimit të shekullit të 20, kur italianët cilësoheshin si kiminelët e botës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama