Kryeministri cek Do vendosim veton. Shqiperia vend i mbushur me shites droge

Kryeministri cek: Do vendosim veton. Shqiperia vend i mbushur me shites droge

“Do të vendosim veton për Shqipërinë”. Kështu deklaron kryeministri i Çekisë, Jiri Rusnok. Ai shprehet se, nëse Këshilli i BE-së do të votonte sot për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, Çekia do të bllokonte një gjë të tillë për shkak të çështjes “CEZ”.

“Ishte një shpronësim i paprecedentë i kompanisë. Besojmë se do të fitojmë në arbitrazh”, thotë Rusnok.

“I kam thënë kryeministrit të Shqipërisë, se nëse nuk njeh borxhin, me keqardhje do të bllokoj marrëveshjen me BE-në. Kjo nuk është një gjë e këndshme, por nëse nuk na japin parët nuk tërhiqemi”, ka theksuar ai. Por kryeministri çek nuk e ka lënë me kaq. Në deklaratën e tij, ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se, Shqipëria është një vend i mbushur me shpërndarës droge.

“Kësaj herë nuk mu desh të vendos vetën sepse as Holanda, Gjermania, Franca dhe Britania nuk janë shumë të kënaqura me afrimin e vendit Ballkanit që është i mbushur me shitës drogë”, ka vazhduar kryeministri çek. Rusnok thotë se ka biseduar me Edi Ramën gjatë samitit të vendeve të Evropës juglindore dhe Kinës të mbajtur në nëntor.

“I kam bërë të qartë se, deri sa të shohim hapa konkrete që do të na bindin se Shqipëria njeh borxhin, ne do të jemi të gatshëm të bllokojnë statusin kandidat.”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama