Aktualisht, sipas rregullave të uebsajtit, ai ka 12 mijë mbështetës dhe ndodhet për nga popullariteti pas guvernatorit të Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, ndërkohë që kryeson listën për kontinentin evropian. Rasmunsen e organizoi vrapin masiv për të festuar 10-vjetorin e ardhjes së tij në krye të Partisë Liberale Daneze, e cila njihet ndryshe edhe me emrin Venstre.
Vrapimi i tij është ndjekur nga mediat vendase dhe të huaja, por edhe nga njerëz të ndryshëm. Gjatë rrugëtimit, grupi ka ndaluar edhe për të biseduar, apo për të pushuar.
Sipas zëdhënësit të Rasmunsenit, rreth 85 për qind e "miqve" të Kryeministrit në "Facebook" janë të moshës nga 18 deri në 34 vjeç dhe për vetë liderin e partisë dhe Kryeministrin e Danimarkës përmes uebsajtit ekziston mundësia e njohjes dhe e shkëmbimit të mendimeve me zgjedhësit. Kryeministri ngul këmbë se i përgjigjet personalisht të gjitha mesazheve që merr në "Facebook" dhe se për të kjo është një nga kënaqësitë më të mëdha të ditës.
Nga Gazeta Shqip