Kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg kaloi një pasdite duke punuar i maskuar si taksist. Sipas BBC, Stoltenberg donte të dëgjonte nga votuesit norvegjezë pikëpamjet e tyre, i bindur se taksitë janë të paktat vende ku njerëzit tregojnë qëndrimet e tyre. Ai vuri syze dielli dhe një uniformë taksisti dhe e zbulonte identitetin e tij vetëm kur e njihnin pasagjerët.
Gjithçka është monitoruar me një kamera të fshehtë. Filmimet do bëhen pjesë e një spoti që do të publikohet në fushatën elektorale. Ata që hipnin në taksi e kuptonin se kishte diçka që nuk shkonte me shoferin. Disa e njihnin që ishte ai, të tjerë ankoheshin për mënyrën se si i jepte makinës. Ai tha se nuk i ka dhënë makinës prej tetë vitesh, ndaj kishte pak probleme. Stoltenberg është popullor në Norvegji, por sondazhet thonë se ai është pas opozitës në zgjedhje.