Kryeministri serb Aleksander Vucic me 27 maj vjen ne Shqiperi

Kryeministri serb Aleksander  Vucic me 27 maj vjen ne Shqiperi

Kryeministri serb Aleksandër Vuçit pritet të vijë në Tiranë për një vizitë zyrtare më datën 27 Maj. Lajmi për vizitën e Kryeministrit serb në Shqipëri është publikuar nga gazeta serbe ‘Danas’, duke iu referuar burimeve nga kabineti i kryeministrit serb edhe kabineti i kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Gazeta shkruan se kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri serb në Shqipëri. Vizitën e Vuçiç në Shqipëri, e kishte paralajmëruar këshilltari i kryeministrit Rama, Shkëlzen Maliqi.

Me ardhjen në Tiranë, Vuçiç i përgjigjet ftesës së bërë nga kryeministri Rama, i cili në 10 nëntor të 2014-ës kur zhvilloi vizitën zyrtare në Beograd. Vizita e Ramës në Serbi ishte e para e një zyrtari të lartë shteti që pas 68 vitesh.

"Në këto shtatë muaj ne mundëm të korigjonim atë që në vitet e kaluara ishte lënë në harresë dhe kjo është një gjë e madhe, jo vetëm në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, por edhe për të gjithë rajonin," ka thënë Shkelzen Maliqi, këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Maliqi tha gjithashtu, se pjesë e diskutimeve do të jetë edhe autostrada Durrës-Nish, rrugë e cila do të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe turistik midis dy vendeve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama