Kryeministri tallet dhe sulmon opoziten Theniet kryesore

Kryeministri tallet dhe sulmon opozitën  Thëniet kryesore

Situata në seancën e sotme parlamentare është tensionuar pas akuzave dhe ofendimeve të Kryeministrit Rama ndaj opozitës dhe deputetit Flamur Noka.

Fillimisht, ishte Kryeministri Rama i cili duke folur në Kuvend iu drejtua opozitës me fjalët "deputetët e opozitës janë si një tufë e vogël e gatshme për të ngrënë njëri tjetrin" .

Menjëherë pas kësaj deklarate, deputeti demokrat Noka ka kërkuar ndërprerjen e seancës dhe mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për të shqyrtuar sjelljen ofenduese të Kryeministrit.

Mospranimi i kërkesës nga drejtuesja e seancës, deputetja socialiste Valentina Leskaj, i acaroi deputetët e opozitës të cilët bllokuan për disa momente foltoren e Kuvendit ndërsa në të fliste Kryeministri.

Pas vendosjes së qetësisë në seancë, Kryeministri Rama vazhdoi të flasë duke shpotitur, tallur dhe sulmuar opozitën, pa fshehur kënaqësinë e triumfit pas kritikës së djeshme të Ambasadës Amerikane ndaj PD-së.

Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh:


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama