Ka një kulm njeriu, që ngrihet arrin lartësinë dhe pastaj zbret. Bota është kaq e vogël kur përqendrohesh në një pikë dhe sa shumë zmadhohet kur i largohesh asaj.
Problemi i kryeqytetit të vendit është trishtues për faktin e thjeshtë.
Dalin socialistët. Rrëmujë e madhe o perëndi. Morën bashkinë .Mirëpo këtu është e fshehur hileja. Rama kërkon votat, bashkinë e qeverisë Shalsi deri pa ikur deputet.
Ka nonsesus kjo punë.
- 12 vjet o kryetar .Po ku është kryetari.
Ku mbeti bashkia në dorë të këtij melunit më vjen për të qarë më thoshte një pensionist i majtë. Rama mbanë me thonj e duar fortë selinë rozë të partisë Shalsi qeveriste bashkinë e Tiranës. Po programi që shpalosën? Çfarë programi?
Shaj kryeministrin e vendit, ai ka qenë është programi ynë elektoral.
Më erdhën ca socialistë dhe më thirrën nga dritarja:
-O Alush do të na votosh në zgjedhje.
- Kë i pyeta. Atë që kishim .
-Atë para 4 vitesh.
-E o Alush, ske përse mendohesh .
-Mos është ai ,që ka qenë edhe para 8 vjetësh.
- E o Alush,ai është.
-Mos eshte ai qe ka qene edhe para 12 vjetesh
-E o Alush.
Po prapë këtë ne.
-E o Alush.
-Po mirë o vëllezër. Ne ahere mirë e kishim Enverin, bëri gabim që iku ai.
-Po në bashki kush do të jetë po fituam, i pyeta.
-Do gjejmë një tjetër.
Po për kë do votojmë ne, për këtë apo për atë tjetrin?