TIRANË, 20 Nëntor /ATSH- I. Vata/ - Partia Demokratike bën të ditur se me ftesë të kryeministrit të Bavarisë dhe kryetarit të CSU, Horst Seehofer, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po merr pjesë në kongresin e CSU.
Partia Demokratike nëpërmjet një njoftimi për shtyp të premten, konfirmon se "Me ftësë të kryeministrit të Bavarisë dhe kryetarit të CSU, Horst Seehofer, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po merr pjesë në kongresin e CSU. Në Kongres marrin pjesë përsonalitete të larta të politikës gjermane dhe europiane".
"Kongresi do të përshendetet dhe nga kancelarja Angela Merkel, kryetari i grupit parlamentar të PPE në Parlamentin Europian, Manfred Weber ". thuhet në deklaratën për shtyp të Partisë Demokratike. /a.ke/