TIRANE, 14 Tetor /ATSH/- Kryetarja e Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ), Lefterije Luzi dhe Zëvëndëskryetari, Denar Biba, pritën të mërkurën në një takim Delegacionin e Misionit të OSBE/ODIHR, të përfaqësuar nga Kryetarja e misionit, Audrey Glover dhe Eksperti i lartë zgjedhor, Richard Lappin.
Në njoftimi për shtyp të KQZ-së, bëhet e ditur se, në këtë takim u diskutua në lidhje me rekomandimet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 21 Qershorit dhe implementimine tyre në reformën e ardhshme zgjedhore. e,xh/f,n/