Po troket çekani
Po kërcet mejdani,
Dor' e këmb' i çpon,
Krishtin kryqëson.
Me tërbim goditin
Me gjëmim e ngjitin
Turma ulërin
Nëna blegërin.
Çdo peronë plagë
Përvëlon si flagë
Çurka gjak buron
Fryhet dhe pikon.
Kryqet ngulen, shtisen,
Tallen, qesëndisen;
Sipër Kryqe tre,
Tri Mari për-dhè.