Ksamili me takse te re 100 leke per cdo makine qe futet ne komune

Ksamili me takse te re, 100 leke per cdo makine qe futet ne komune

Të gjithë turistët, vendës dhe të huaj, të cilët duan të kalojnë pushimet në bregdetin e Ksamilit, përveç parave për të qëndruar në hotele apo shtëpi me qira, duhet të harxhojnë edhe për pagesën e një takse prej 100 lekësh të reja për çdo makinë që hyn në fshat.

 

Vendimi i çuditshëm është marrë nga Komuna dhe do të aplikohet për çdo mjet që do të futet në Ksamil apo në parkun kombëtar.  Punonjësit e Komunës kanë vendosur një tra-taksambledhës që ulet e ngrihet në rrugën që lidh qytezën me detin.

 

Një vendim i papritur, që është shoqëruar me protesta nga banorët dhe sipërmarrësit e lokaleve turistike.

 

Banorët ankohen se e kanë ndërtuar vetë rrugën lidhëse me detin dhe taksa është e papranueshme.

 

Sipas tyre, ata janë vënë në dijeni përmes një dokumenti të firmosur vetëm nga Kryetari i Këshillit Bashkiak, pa marrë mendimin e plotë të anëtarëve të tjerë të këshillit.

 

Banorët janë përplasur me policinë e rendit duke e kundërshtuar këtë vendim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama