Edhe para regjistrimit të kësaj kënge, astronauti Hadfield ishte angazhuar me një audiencë online në të gjithë botën, duke treguar se çfarë ndodh kur dikush përpiqet të kryejë veprimtaritë e përditshme në zero-gravitet. Ai ka një profil të madh në internet me mbi 800 mijë ndjekës në Twitter, dhe numri vazhdon të shtohet. Misioni i tre astronautëve ishte ekspedita e 35-të në bordin e stacionit të hapësirës. Zëvendësimet e tyre janë planifikuar të nisen për në stacionin orbital më 28 maj. Deri atëherë, stacioni do të drejtohet nga një ekuipazh i reduktuar që përfshin dy astronautë, një amerikan dhe një rus.