Kthejeni ne shtepi Mihalin e burgosur per nje cigare hashash

'Kthejeni ne shtepi Mihalin e burgosur per nje cigare hashash'

Krimineli i rrezikshëm” vjen në urgjencën e Spitalit të Burgjeve pas 30 minutash. I veshur me një kostum sportiv blu, jelek sportiv të zi dhe atlete pa lidhëse, 21 vjeçari nga Himara hyn i shoqëruar nga policët e armatosur. Është vetëm një djalosh i mjerë që nuk ia hedh sytë askujt. Nuk e ngre kokën. “Dua rrobat e mia”...”Dua rrobat e mia”, “S’kam rroba për të veshur”. “Dua të lahem”. 21-vjeçari Mihal Llazari vjen në sallën e urgjencës së Spitalit të Burgjeve, i kërrusur dhe me një pamje që të këput shpirtin. Është një djalë i shëndetshëm në dukje, i qethur shumë shkurt, me lëkurë të zbehtë, por në gjendje të paqëndrueshme mendore dhe fizike.

 

I riu nga Himara është njëri prej pacientëve të rinj në pavionet e spitalit që trajton të burgosurit me probleme shëndetësore. Prej të enjtes së shkuar, është sjellë në QSUT për një trajtim të specializuar, pas problemeve shëndetësore. Pas shumë lutjesh nga ana e drejtuesve të Spitalit të Burgjeve dhe të deputetit Koço Kokëdhima, i riu pranon të ulet në njërin nga tri krevatet spitalorë në katin e parë të Spitalit të Burgjeve. Mihali kërkon sërish rrobat e tij që thotë se i ka lënë në burgun e Peqinit aty ku është futur pas vendimit të drejtësisë në maj 2014 për t’u dënuar si shpërndarës droge, hashash, dhe pas pranimit të gjykimit të shkurtuar është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

 

Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Bledar Skënderi dhe drejtori i Spitalit të Burgjeve Luçiano Qafoku mundohen ta qetësojnë duke iu drejtuar me ton miqësor. Porositin kafe automati, i sjellin një cigare dhe më pas dy paketa që Luçiano ia jep që t’i pijë më vonë. Jemi nisur për të bërë një bisedë të thjeshtë me njërin prej mijëra të rinjve që dergjen burgjeve të Shqipërisë, që të vetmin krim që kanë bërë është tymosja e një cigareje hashashi. Mihali e pi ethshëm cigaren e parë dhe pa e mbaruar nuk e hedh në tavëll, por e fut në xhepin e xhupit. Deputeti i Vlorës, Koço Kokëdhima i ulet përballë.

 

 

Përdor shqisën prindërore për të hyrë në bisedë. I riu është ngurrues. Nuk qëndron gjatë në krevat i ulur dhe ngrihet sërish në këmbë, i kërrusur dhe me vështrimin e përhumbur. “Dua rrobat e mia”-thotë për të qindtën herë. Pastaj lutet: “Më ktheni atje ku isha!”. Kërkon të shkojë sërish te burgu i Peqinit. Deputeti socialist i hedh dorën në sup dhe i thotë: “Duam që të të shkosh në shtëpi, në Himarë, do të bëjmë çmos që të ikësh në shtëpi”. 21-vjeçari nuk do të kishte përfundur në burg po të mos ishte i varur nga hashashi dhe nga veprimi dëshpërues i të atit që ta largonte nga varësia prej drogës. Është njëri prej mijëra fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Greqi.

 

Atje edhe ka lindur, në Iraklion, qendrën e ishullit grek të Kretës, në 8 nëntor 1993, prej dy prindërve shqiptarë nga Himara që kishin emigruar atje pas vitit ’90. Në nëntor të vitit 2013, i ati, shumë i merakosur nga varësia e të birit prej hashashit, mendon që ta zgjidhë duke iu drejtuar policisë. Uniformat blu vijnë dhe prangosin të birin në banesën e tij në Himarë dhe aty sekuestrojnë edhe lëndën narkotike që ai konsumonte. Sasia e gjetur nga policia mjafton që ai të marrë ndëshkimin që parasheh Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë për përdoruesit vetjakë të lëndëve narkotike, 5 vite burg, dhe në maj 2014 ai dënohet me 3.4 vite burg, duke pëfituar ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar.

 

Dënim që u vuan në burgun e Peqinit, aty ku mbahen në përgjithësi personat me rrezikshmëri shoqërore të lartë. Është ajo kategori që ka mbipopulluar burgjet e tejmbushura të Shqipërisë, duke krijuar jo vetëm një dramë të madhe sociale për mijëra familje, por edhe një kosto të madhe për shtetin.

 

Kokëdhima: Të reformohet legjislacioni për marijuanën

 

Jashtë, në hyrjen e QSUT-së, deputeti Kokëdhima ndan edhe këtë përvojë sa prekëse, aq edhe të paharruar:“Desha të ndaj me publikun një ngjarje jo të bukur, dramatike. Një i ri që quhet Mihal Llazari është vetëm 21 vjeç, ka më shumë se 1 vit e gjysmë në burg, ka pësuar një tronditje të thellë psikike, prej 3 javësh nuk komunikonte, por sot shkroi një letër për Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Është nga Himara nuk ka bërë asnjë krim, thjesht ka qënë përdorues i hashashit, pasi ka pasur familje me prindër të ndarë. Ishte hidraulik i talentuar, punonte me copa në Greqi dhe pranë të atit në Himarë.

 

Për të nuk gatuante askush, ishte thjesht një përdorues hashashi. I ati raportoi vendin ku djali mbante hashashin që pinte. Ai tani vuan burgim të gjatë. në një gjendje mjaft të keqe. Fati i tij është i ngjashëm me të rinj e të reja të tjerë që ndëshkohen nga një legjislacion penal i jashtëzakonshëm, dua që me këtë rast t'i bëj apel opinionit publik që të sensibilizohet për një reformë që lidhet me marijuanën, që legjislacioni penal për përdorimin e marijuanës të jetë më i arsyeshëm”, u shpreh Kokëdhima.Deputeti Kokëdhima, që prej disa kohësh po mbështet idenë e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, i mëshon edhe idesë së dekriminalizimittë përdorimit të hashashitpër përdorim vetjak.

 

Rreth dy muaj më parë, deputeti Kokëdhima pyeste: A është normale që këto djem e vajza 18-19-vjeçarë të dënohen me nga 5 vjet burg?Kjo pyetje ende nuk ka marrë përgjigje, por ai vazhdon betejën, bashkë më disa ligjvënës të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë që Shqipëria të legalizojë sa nuk është vonë, kanabisin për qëllime mjekësore si një kulturë për eksport, duke i dhënë një stimul të madh ekonomisë dhe nga ana tjetër si një masë sociale që do të ndihmonte shumë të rinj dhe familje që po vuajnë ashpërsinë e Kodit Penal.

 

“Kjo çështje meriton që të kemi një legjislacion komplet shumë më të arsyeshëm, më të drejtë dhe në përputhje me kulturën e sotme, me tendencat e sotme të tregjeve dhe me kuptimin e sotëm bazuar mbi rezultatet e sotme të shkencave për ndikimin dhe rolin e marijuanës në jetën e njeriut. Legjislacioni ynë penal që lidhet me marijuanën është më i ashpri në botë. Nuk e di arsyen pse ne kemi një legjislacion kaq të ashpër. Këtë arsye e di patjetër “Doktori”, që i ka bërë këto ligje, mbi të cilët jepen dënime të tmerrshme, mbushen burgjet me të rinj e të reja dhe kriminalizohet një target kaq i gjerë në shoqërinë shqiptare"-shprehej deputeti Kokëdhima.

 

Arben RrozhaniJashtë, në hyrjen e QSUT-së, deputeti Kokëdhima ndan edhe këtë përvojë sa prekëse, aq edhe të paharruar:“Desha të ndaj me publikun një ngjarje jo të bukur, dramatike. Një i ri që quhet Mihal Llazari është vetëm 21 vjeç, ka më shumë se 1 vit e gjysmë në burg, ka pësuar një tronditje të thellë psikike, prej 3 javësh nuk komunikonte, por sot shkroi një letër për Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Është nga Himara nuk ka bërë asnjë krim, thjesht ka qënë përdorues i hashashit, pasi ka pasur familje me prindër të ndarë. Ishte hidraulik i talentuar, punonte me copa në Greqi dhe pranë të atit në Himarë.

 

Për të nuk gatuante askush, ishte thjesht një përdorues hashashi. I ati raportoi vendin ku djali mbante hashashin që pinte. Ai tani vuan burgim të gjatë. në një gjendje mjaft të keqe. Fati i tij është i ngjashëm me të rinj e të reja të tjerë që ndëshkohen nga një legjislacion penal i jashtëzakonshëm, dua që me këtë rast t'i bëj apel opinionit publik që të sensibilizohet për një reformë që lidhet me marijuanën, që legjislacioni penal për përdorimin e marijuanës të jetë më i arsyeshëm”, u shpreh Kokëdhima.Deputeti Kokëdhima, që prej disa kohësh po mbështet idenë e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, i mëshon edhe idesë së dekriminalizimittë përdorimit të hashashitpër përdorim vetjak.

 

Rreth dy muaj më parë, deputeti Kokëdhima pyeste: A është normale që këto djem e vajza 18-19-vjeçarë të dënohen me nga 5 vjet burg?Kjo pyetje ende nuk ka marrë përgjigje, por ai vazhdon betejën, bashkë më disa ligjvënës të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë që Shqipëria të legalizojë sa nuk është vonë, kanabisin për qëllime mjekësore si një kulturë për eksport, duke i dhënë një stimul të madh ekonomisë dhe nga ana tjetër si një masë sociale që do të ndihmonte shumë të rinj dhe familje që po vuajnë ashpërsinë e Kodit Penal.

 

“Kjo çështje meriton që të kemi një legjislacion komplet shumë më të arsyeshëm, më të drejtë dhe në përputhje me kulturën e sotme, me tendencat e sotme të tregjeve dhe me kuptimin e sotëm bazuar mbi rezultatet e sotme të shkencave për ndikimin dhe rolin e marijuanës në jetën e njeriut. Legjislacioni ynë penal që lidhet me marijuanën është më i ashpri në botë. Nuk e di arsyen pse ne kemi një legjislacion kaq të ashpër. Këtë arsye e di patjetër “Doktori”, që i ka bërë këto ligje, mbi të cilët jepen dënime të tmerrshme, mbushen burgjet me të rinj e të reja dhe kriminalizohet një target kaq i gjerë në shoqërinë shqiptare"-shprehej deputeti Kokëdhima.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama