Kthim ne Tirane pas studimeve? Cfare sfide!

Kthim ne Tirane pas studimeve? Cfare sfide!
Mes shumë sakrificash kanë marrë rrugën për një shkollë më të mirë, për t’u mbushur me dije, dhe në shumë raste kanë bërë emër, kanë ngritur flamurin shqiptare në garat e inteligjencës në fusha të ndryshme. E kemi fjalën për ata të rinj, që studion jashtë kufijve të Shqipërisë, në të gjithë botën. Është e vështirë të themi që pjesa me e madhe e tyre marrin vendimin që ato dijë që kanë marrë, të vijnë e ti shpenzojnë në vendin e tyre. Por, ka dhe nga ata që janë treguar “kokëfortë”, “patriot”, “guximtar”.

Janë kthyer. Ka nga ata që janë pozicionuar mirë, por ka dhe të tjerë që po endën dhe janë duke pritur një… përgjigje. Ne kemi kontaktuar më student të sapodiplomuar, kemi marrë ata që janë në kërkim të punës. Janë kthyer në Shqipëri, për një sërë arsyesh, për të punuar në vendin e tyre, për familjen, ata kështu e kanë gjykuar. Sot janë në limitet e durimit. Djalin takojmë në derën e një kompanie interneti (quhet Erion, nuk e jep identik e plot për shkak se është në kërkim të punës). Sa po ka dal nga një intervistë pune. Ka përfunduar studimet në Rumani për informatikë. Ka ikur në 2004. 1 vit ka studiuar gjuhën, 3 vjet shkollë dhe 2 mastera nga një vit e gjysmë, ka dal më rezultate shumë të mira.

Puna që i ofruan ishte operator 250 mijë lek të vjetra rrogë. E ka refuzuar, kjo më shumë për respekt të shkollës që ka bërë dhe për me tepër ajo rrogë nuk i del as për kafen e mëngjesit. Është i revoltuar. Na tregon se; “isha në ministri të arsimit, për të bërë disa dokumenta. Shkoja atje më thonë se sekraterja është në kafe, e pres atë për 1 ore e 35 minuta (gjatë kësaj kohë mendoja, si ka mundësi, punonjësi i një ministrie të qëndrojë në kafe gjatë orarit të punës, në asnjë vend të botës nuk e kisha dëgjuar). Erdhi.

Iu prezantova dhe se çfarë problemi kisha; mënyra e saj e të folurit shumë arrogante, e ashpër, pa asnjë arsye. I thash- të lutem, mos më trajto në këtë mënyrë, unë nuk vijë nga rruga. Kam përfunduar gjithë atë shkollë, nuk po ju kërkojë asgjë jashtë mundësive”.  Kjo është vetëm një nga situatat që 26 vjeçari është përballur në Tiranë. ka aplikuar në disa kompani të mëdha në Shqipëri, ka dorëzuar CV-të, dhe ajo që ka marr mbrapsht është shprehja e famshme; Do ju marrim në telefon. “Unë nuk kam miq për të fituar një vend pune, por mesa duket këtu nuk pyetkan as për notat e as për diplomën”.

Ky është vetëm një nga dhjetëra rastet. Personazhi tjetër më të cilin kemi folur është Ergysi. Sa po është kthyer nga Italia, ka përfunduar studimet atje për Administrim Biznes, edhe  po pret… përgjigje. Është duke kërkuar një punë si ekonomist në një nga bankat që opëronë në shqipëri, megjithë dorëzimin e CV-ve në disa prej tyre ai përsëri pret përgjigjë.

Pasi kanë jetuar e studiuar jashtë. Vjen një moment ku shkolla përfundon, ti diplomohesh, dhe mendon. Të kthehem në vendin tim, apo të qëndroj këtu. Zgjidhe ti!

Enian Çela, një shqiptar në Hiroshima

Enian Çela është një student nga Tiranë që ka shkuar të shkollohet në Hiroshima të Japonisë. 28 vjeçari është në vitin e fundit të doktoraturës. Në 2006 ka përfunduar studimet e larta në Shqipëri për Financë, ka kërkuar një mundësi për të dal jashtë shtetit për të ndjekur studimet master. Ajo që i është shfaqur përpara ishte Japonia dhe nuk ka nguruar. Sot është i vetmi shqiptare në Hieroshmi, vendi në të cilin është hedhur bomba bërthamore në 1945. Ndihet shumë mirë dhe premton se do të kthehet në Shqipëri.

Enian, pse vendose te shkosh në Japoni për të ndjekur studimet?

Për sa i përket arsyes për të ardhur në Japoni, ka qenë më tepër një koincidencë. Në 2006 kur isha në vitin e katërt në universitet po kërkoja mundësi për të shkuar jashtë shtetit për studime master. Po kërkoja për në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Krejt rastësisht pashë që qeveria japoneze ofronte bursa studimi për Shqipërinë. Aplikova dhe më zgjodhën mua për të ardhur këtu. Që prej prillit 2007 jetoj në Hiroshima. Masterin e përfundova dhe tani po bëj doktoraturën.

 

E pate të vështirë për të mësuar japonishten?

Japonishtja nuk më duhet për shkollën pasi fakulteti ku unë studioj është kryesisht në anglisht dhe përbëhet nga student të huaj. Por unë kam dëshirë për të mësuar japonishten dhe kam 4 vjet që e mësoj. Është disi e vështirë, por mua më pëlqen dhe mendoj që e flas mjaft mirë.

 

Për çfarë studion?

Fillimisht gjatë mastarit kam studiuar për finance pasi ka qenë e njëjta degë në të cilën kam studiuar në Tiranë. Kur kalova në doktorature e ndërrova temën në Ekonomi Mjedisi pasi doja të studioja diçka tjetër.

 

Si është jeta studentore aty ?

Jeta studentore, personalisht mendoj se është mjaft tërheqëse (të paktën për mua). Nuk kam pasur vështirësi të integrohem.

 

A ka shqiptare të tjerë që Hiroshima?

Këtu në qytetin tim nuk ka të tjerë. Kam dëgjuar për shqiptare të tjerë që kane ardhur në Japoni (në qytete të tjera), por unë nuk i njoh personalisht dhe nuk mund t’ju them për ta. Unë jam i vetmi shqiptar në Hiroshima. Qyteti është shumë i këndshëm dhe aspak problematik. Ngjarja e bombës bërthamore përkujtohet çdo vit por nuk ndikon në jetën e qytetit dhe të banoreve.

 

A ju pyesin për Shqipërinë, e njohin?

Këtu nuk e njohin Shqipërinë dhe gjithmonë më pyesin kur u them se jam nga Shqipëria. Janë tepër të interesuar për të ditur më tepër për vendin dhe pasi unë u them, ata kryejnë kërkime për të mësuar më tepër.

 

Me çfarë merrni tjetër, përveç studimeve?

Përveç studimeve dhe mësimit të japonishtes, nuk merrem me aktivitet tjetër. Për faktin që marr bursë studimi, nuk jam i detyruar të punoj. Kështu që kam mjaft kohë të lirë dhe kam dëshirë kryesisht të lexoj.

 

Mendoni të ktheheni në Shqipëri?

Po, e kam menduar.  Në Shqipëri do të kthehem vitin tjetër në shtator pasi të përfundoj doktoraturën.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama