Kthimi ne shtepi

Kthimi ne shtepi
Shpesh herë janë këta persona që i ndërrojnë panolinën fëmijës, që e pastrojnë apo i rrijnë afër kur ajo e ushqen. Është mirë që të gjitha këto veprime ju të mësoni t’i bëni vetë dhe ende pa dalë nga materniteti, sepse këshillat do t’i merrni nga mjeku. Atëherë kur do t`ju duhet të merrni një vendim, mbani gjithmonë në mend se jeni ju prindërit që merrni përgjegjësitë për rritjen e fëmijës suaj. Udhëhiquni gjithmonë nga mirëkuptimi, por mos lejoni asnjë, sidomos, gjyshet e gjyshërit, hallat dhe tezet, të vendosen midis jush dhe fëmijës suaj, me pretekstin e përvojës.

Cfarë duhet të dish sapo ke shkelur në shtëpi

Si ta mbajmë në krahë

Sa herë që e merrni në krahë një fëmijë, është shumë e rëndësishme që t’i mbahet koka e fiksuar. Fëmija nuk ka një kontroll të mirë të kokës. Lëvizjet e menjëhershme dhe të vrullshme të kokës mund të shoqërohen me dëmtimin e fëmijës. Prandaj sa herë që e merrni në krahë fëmijën, duhet t’i kaloni njërën dorë nën qafë, në mënyrë që ta mbani të mbështetur mirë kokën në duart tuaja.

Ajri

Ajri i dhomës duhet të pastrohet 3-4 herë në ditë, prandaj dritaret duhet të hapen të paktën 1 orë në ditë. Gjatë dimrit, mjedisi i dhomës duhet të lëngështohet. Për këtë mund të përdoren disa avullues të posaçëm elektrikë; kjo mund të realizohet edhe me mjete më të thjeshta, si për shembull peshqirë të lagur që vendosen mbi kalorifer. Nuk këshillohet të mbahen në shtëpi lule për zbukurim, akuariume dhe në mënyrë të veçantë nuk duhet të pihet duhan në dhomat e bebit. Fëmija vërtet nuk duhet të mbahet i veçuar nga bota, por edhe nuk mund të rrijë në një mjedis që ka shumë zhurmë e rrëmujë të madhe.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama