Ku eshte fshehur thesari i mbretereshes Teuta?

Ku eshte fshehur thesari i mbretereshes Teuta?

Prej shekujsh në krahinën e Mokrës qarkullon një legjendë për një thesar përrallor që është fshehur në këtë zonë. Sipas legjendës ky është thesari i mbretëreshës Teuta. Ashtu si ndodh me çdo legjendë edhe këtu ndërthuret historia reale me mitet. Në vitin 230 p.e.s Mbretëria e Ilirisë e drejtuar nga Teuta, e veja e mbretit Agron, ishte fuqizuar shumë. Perandoria Romake e shqetësuar nga sulmet e vazhdueshme pirate në Detin Adriatik nga ilirët, pasi e kërcënoi Teutën që t’i ndërpriste ato dhe kur mbretëresha ilire u përgjigj negativisht, romakët e sulmuan Ilirinë dhe kështu nisi Lufta e Parë Iliro-Romake, që mbaroi me fitoren e romakëve dhe rrëzimin nga froni të Teutës. Kjo është pjesa e pastër historike dhe nga këtu fillon e ndërthuret legjenda.

Me të filluar lufta Teuta morri masa që të mbronte thesarin mbretëror. Kështu ajo në pranverë të vitit 229 p.e.s. urdhëroi transferimin e thesarit në drejtim të një vendi të fshehtë, të largët e të sigurt. Thesari u transportua nëpërmjet vijës “Egnatia” në brendi të Ilirisë, vend ky në rrjedhën e sipërme të lumit Ordaj, rreth 160 km në territoret ndërmjet këtyre vëndeve të banuara nga fiset e Dasaretëve dhe Enkelejve në territorin e qytezës së lashtë Lungë, sot fshati Llënga. Në këtë qytezë ndodhet Kanoni i Llëngës dhe N’kisura (ngushtica) e Grykës së Gurit. Kjo ngushticë, ky vendkalim i rrugës Egnatia ndjek rrjedhën nga vendburimi i lumit Shkumbin (Ordaj).

Ky ka qenë vendi i përzgjedhur për vendosjen e thesarit të mbretëreshës Teuta,i cili përbëhej nga një sasi e konsideruesme ari, argjendidhe stoli me gurë e diamante të çmuar, të cilët u ngarkuan dhe u transportuan nga 40 mushka, sasia e tyre ishte e barabartë në peshë 6000 kg. Tregohet se një njësi e specializuar ndërtuesish,devijuan rrjedhën e lumit në këtë pjesë e vendosën thesarin. Më pas ata e murosën hyrjen me një mur guri, ku si materiallidhës shërbyen gëlqere, rërë, vezë e lesh të bagëtish. Më pas u ngrit me zhavorr e gurë shtrati të lumit përpara se, të ridevijohej rrjedha e lumit, duke e bërë të padallueshëm këtë vendfshehje të thesarit. Thuhet se personat që e dinin vendin e saktë u eliminuan. Kjo është legjenda. Ndër vite nuk kanë munguar kërkimet për thesarin dhe mesa duket dy vite më parë grupit të “gjuetarëve të thesareve” iu është shtuar edhe kupola drejtuese e Ministrisë së Mbrojtjes.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama