“Është e vërtetë që fasulja në vendin tonë është konsumuar shumë dhe tashmë përdoret më pak si ushqim. Ndoshta dikur kanë ndikuar edhe faktor të tjerë si pamundësia ekonomike. Por unë e gjej si një nga ushqimet më të dobishme natyrale”,- pohon dietologu.
Nga bisedat me pacientët e tij, Dr.Gjergji ka nxjerrë përfundimin se aktualisht fasulja më shumë konsumohet në fshatra apo periferi. Por ai ngulmon në mendimin e tij: “Mendoj se vazhdon të ekzistojë tradita e gastronomike e familjes shqiptare e këtij produkti jo vetëm tek të varfrit.Edhe ata që kanë mundësi më të mira ekonomike, kanë preferenca të veçanta për të konsumuar këtë produkt në forma dhe sasi të ndryshme”.
Fasulja jep kalorazh të mjaftueshëm ushqimor shëndetësor. Proteinat që përmban janë të dobishme edhe për sistemin imunitar. Ajo që na bëri më shumë përshtypjenga sugjerimet e endokrinologut Gjergji është pohimi i tij se në të kundërt të asaj që besohet, fasulja e konsumuar në masën e duhur, nuk jep mbipeshë. Sigurisht që sasitë e mëdha, japin probleme me sistemin e tretjes dhe me gazrat e trupit. Është e qartë pra që teprimi me të, sigurisht që nuk bën mirë. Po cili teprim është i mirë?
Sa herë në javë mund ta hamë?
Kuptojmë që fasulja është e këshillueshme. Sidomos e gatuar mirë, ashtu siç dinë amvisat shqiptare. Po sa herë duhet konsumuar? Sipas Dr.Gjergjit, familjet që e përdorin “nga halli” konsumojnë fasule, minimalisht 3 herë në javë (zakonisht në këto familje ajo që tepron në drekë, hahet në darkë, kështu që i bie që të konsumohet dy herë në ditë, në tre ditë të javës). Është shumë?
Po është shumë! Endokrinologu Gjergji, fasulja nuk është e këshillueshme çdo ditë, por në formën e gatimit kryesor të tryezës ajo rekomandohet 1 herë në javë ose 1 herë në 10 ditë.Mirë është që të përdoret jo më shumë se 100 gramë për një vakt.
Tradita korçare: Fasule çdo të premte…
Një nga amvisat që pyetëm në vëzhgimin tonë për fasulet është Marika, një shtëpiake, ish-mësuese e ardhur në Tiranë nga Korça vitet e fundit. Ajo na tregon një traditë të hershme që korçarët e njohin mirë. Në Korçë fasulja gatuhet çdo të premte. E pyesim amvisën tonë si gatuhet kjo fasule e mirë e të premteve korçare. Në dimër, ajo shoqërohet me pastërma (mish të tharë) ose me turshi (patëllxhanë sidomos) dhe me sallatë. Kurse në verë, gatuhet më e lehtë dhe shoqërohet me perime, kryesisht speca dhe domate.
Formula për gatimin e fasules ka shumë. (kush kërkon receta, mund të gjejë edhe në librat e specializuar për ushqimet të botimeve MAX).
Në Shqipëri ende nuk është bërë zakon, por në disa kultura, madje edhe në traditën mesdhetare të ushqimit, një sasi e vogël fasulesh (zakonisht të konservuara, dhe në masën jo më shumë se një lugë gjelle) përdoret që në mëngjes. Po, po mos u habitni! Një omëletë e zakonshme mëngjesi, me një lugë fasulesh, nuk shijon keq…!!
Gazeta: Shekulli