Imagjinoni sikur jeni nje çift i ri, ne pritje te nje femije. Jetoni ne nje vend ne zhvillim, i perkisni shtreses se mesme, keni te ardhura te mira mujore, por nuk doni nje familje te madhe. Njerezit perreth jush perkrahin te gjithe traditen, sidomos ate ku djemte jane me te preferuar se vajzat. Por ç’do te benit nese zbuloni se prisni nje vajze? Me siguri qe nuk do te arrinit kurre te vrisnit nje femije, siç bejne neper fshatrat e larget te Kines dhe Indise. Per miliona çifte, pergjigjja eshte aborti dhe perpjekja per te pasur serish nje femije, te seksit mashkull. Ne Kinen e Veriut dhe Indi, lindin 120 djem per 100 vajza. Natyra ka vendosur qe te lindin me shume djem per te kompensuar predispoziten e tyre ndaj semundjeve infantile. Por jo me keto raporte.
Per ata qe jane kunder abortit behet fjale per nje gjenocid. Per ata qe mendojne se aborti duhet te jete “i sigurt, i ligjshem dhe i rralle”, shume gjera varen nga rrethanat. Ne çdo rast, keto zgjedhje mund te kene pasoja te renda per shoqerine. Shume shpejt Kina rrezikon te kete vetem meshkuj, per te cilet nuk do te kete gra per t’u martuar. Ne çdo vend, te rinjte e pamartuar krijojne probleme, sidomos kur rriten. Ndaj vihet re perqindja e larte e kriminalitetit mes tyre. Prej kohesh, ne keto vende, “zhduken” me miliona gra: shume prej tyre nuk lindin fare, vriten ose lihen qe te vdesin.
Ne vitin 1990, sipas llogarive te nje ekonomisti indian, numri i tyre shkonte ne 100 milione. Sot, me siguri qe jane me shume. Shume e dine qe Kina dhe India Jugore kane nje numer te madh meshkujsh, por pak e kuptojne se sa i madh eshte ky problem. Ne brezin e kinezeve te lindur ne fund te viteve ‘80, çekuilibri mes dy sekseve ishte 108 meshkuj kundrejt 100 fermave, ndersa tani ky raport ka shkuar 124 me 100. Madje, ne disa provinca, shifra eshte 130 me 100. Ne Kine gjendja eshte me e renduar, por ky problem haset ne te gjitha vendet e Azise Lindore, ne ish-shtetet komuniste te Ballkanit dhe Kaukazit, mes emigranteve ne SHBA, madje edhe mes vendeve te pasura dhe perparimtare si Tajvani dhe Singapori.
Ne Kine dhe Indi, raporti mes sekseve eshte me i çekuilibruar ne rajonet me te pasura dhe me te shkolluara. “Masakra” ndaj vajzave eshte produkt i tre forcave: preferences per femijet meshkuj, deshira e nje familjeje jo te madhe ne numer dhe futja e teknologjive te reja, si ekografia, qe te lejon te dish seksin e femijes para se te linde. Ne te kaluaren, kur ishte normale te kishe shume femije, familjet mendonin se heret apo vone do te lindte edhe nje djale. Por sot, te gjitha çiftet duan jo me shume se dy femije, ndaj ato qe duhet te sakrifikojne jane vajzat. Per kete arsye, raporti eshte me i çekuilibruar ne zonat me moderne te Indise dhe Kines. Situata perkeqesohet sidomos pas shtatzenise se pare, kur ne fillim mund te pranohet nje vajze, por nese edhe femija i dyte eshte femer, bejne gjithçka per te pasur nje djale. Vajzat jane viktima te nje kombinimi pervers mes paragjykimeve antike dhe familjeve moderne gjithmone e me te vogla ne numer.
Nje bote me meshkuj
Nje studim i Akademise kineze te Shkencave Sociale, i publikuar ne janar, ka treguar ate qe mund te ndodhe ne nje vend ku vajzat nuk kane rendesi. Pas dhjete vjetesh, kane thene ekspertet, nje djale ne pese te tille nuk do te gjeje grua, sepse vajza nuk do te kete. Parashikimi i Akademise i perket popullsise kineze me moshe me te vogel se 19 vjeç. Ne vitin 2020, per kete moshe do te kete 30-40 meshkuj me shume ne krahasim me femrat. Shpesh ky lloj diskriminimi eshte pare edhe si pasoje e pavullnetshme e politikes kineze per nje femije te vetem, apo i varferise dhe injorances. Por, ky nuk mund te jete shpetimi i vetem. Nga viti 1990 deri ne 2005-n, numri i meshkujve te pamartuar qe ne Kine, quhen guanggun, “rrenje te thara”, eshte rritur ne nje nivel qe nuk ka te beje me politiken e femijeve te vetem te futur ne vitin 1979. Nderkaq eshte e qarte qe lufta e “vajzave” nuk zhvillohet vetem ne Kine.
Edhe ne Indi dhe ne vendet e tjera te Azise Lindore ndodh e njejta gje. Pas renies se Bashkimit Sovjetik, fenomeni filloi te manifestohej edhe ne vendet ish-komuniste te Kaukazit dhe Ballkanit Perendimor. Sipas Nick Eberstadt, nje demograf amerikan, shkaku i vertete i ketij fenomeni eshte nje “kombinim fatal mes preferences tradicionale per femijet meshkuj, renies se lindshmerise dhe perhapjes se teknologjive te reja per te pare seksin e femijes”. Ne te gjitha shoqerite lindin mesatarisht 103-106 meshkuj per çdo 100 femra. Ky raport ka mbetur i tille per shekuj me radhe, ndaj shpesh duhet te themi se eshte edhe nje proces natyror. Meshkujt kane me shume mundesi te vdesin gjate femijerise, ndaj lindin me shume djem. Ne momentin qe ne moshen e pubertetit, numri i tyre te jete i barabarte me ate te vajzave. Por ne 25 vitet e fundit, ky raport ka ndryshuar.
Nivel rekord
Mediat kombetare fshehin shifra dhe me alarmante ne nivel lokal. Sipas nje studimi te “British Medical Journal”, vetem ne nje province te Tibetit, raporti mes sekseve ishte ende ne kufijte natyrale. Ne 14 provinca, sidomos ne Jug dhe Lindje, raporti ishte 120 me 100, ndersa ne disa te tjera arrinte ne 130. Studimi sherben per te sqaruar edhe nje nga misteret e lidhura me çekuilibrim mes sekseve ne Kine. Sipas studimit, kjo i detyrohet abortit selektiv. Ne shume vende, ky fenomen po ben qe meshkujt te kerkojne femra per t’u martuar nga vende te tjera, duke çuar keshtu ne perzierjen e racave. Pas renies se Bashkimit Sovjetik, ne vitin 1991, edhe ne Armeni, Azerbajxhan dhe Gjeorgji ka pasur nje rritje te raportit mes meshkujve dhe femrave, qe ne 2000-shin ishte 115-120 me 100. E njejta gje ndodhi edhe ne vendet e ndryshme ballkanike pas lufterave ne ish-Jugosllavi.
Ne Serbi dhe Maqedoni raporti eshte 108 me 100. Por vendi me shifrat me alarmante eshte India. Preferenca per meshkuj ne kete vend rritet nga femija e dyte e me tej. Ne nje sondazh te bere nga qeveria indiane, 60 per qind e grave me dy femije deklaroi se do te donte qe femija i trete te ishte djale, nje perqindje thuajse dyfish me e madhe ne krahasim me femijen e pare. Perqindja shkonte ne 74 per indianet qe kishin tre femije. Deri ne vitet ‘80, banoret e vendeve te varfra nuk mund te benin asgje per te “siguruar” nje djale. Thjesht natyra ndiqte rrjedhen e saj. Por ne vitet pasardhese, hyrja e teknologjive te reja, si ekografia, ndryshoi gjerat. Mjeket indiane nisen te benin reklama me sloganin: “Paguaj 5 mije rupi sot, por kurse 50 mije neser”. Kursimi lidhet me lindjen e vajzave. Miliona çifte qe nuk donin vajza, por qe nuk kishin kuraje t’i vrisnin zgjidhnin abortin. Tani nje ekografi mund ta kryejne edhe me te varfrit, pasi kushton jo me shume se 12 dollare.
Frika e kriminalitetit
Ne historine e njerezimit djemte e rinj kane qene gjithmone pergjegjes per pjesen me te madhe te krimeve dhe dhunes. Keshtu ne 20 vitet e fundit, numri i krimeve ne Kine eshte dyfishuar dhe bashke me to edhe rastet e rrembimeve, shitblerjeve te femrave, perdhunimet dhe prostitucioni. Por dhuna nuk eshte pasoja e vetme per raportin mes sekseve. Nderkaq, sipas Organizates Boterore te Shendetesise, numri i vetevrasjeve mes grave ne Kine eshte me i larti se ne çdo vend tjeter te botes, sidomos ne fshatra. Shume vdesin se nuk e pranojne idene qe kane vrare apo abortuar vajzat e tyre me deshire.