Por ndryshe nga ciftet e deklaruar deri me tani, mes tyre ka edhe nga ata beqare qe ende nuk e kane gjetur shpirtin binjak, por qe serish do te behen pjese e dites se sotme, duke festuar sipas menyres se preferuar, disa ne pune e te tjere neper klube nate prane miqve te ngushte
Ermira Isufaj
Anjeza Shahini
Kengetarja e njohur Anjeza Shahini nuk le feste pa festuar! Dhe ketu nuk ben perjashtim as 14 shkurti. Por sot ajo ka zgjedhur qe te kendoje ne mbremje vone tek “House of art”, ndaj do t’i duhet qe brenda atij ambienti te kaloje edhe festen e te dashuruarve. “Mendoj se kjo dite vlen per ata qe jane te dashuruar, e sot atyre u jepet mundesia qe ta shprehin boterisht lidhjen. Une gjej rastin t’i uroj te gjithe qe ta kalojne sa me mire dhe te dhurojne sa me shume dashuri”, thote ajo. Ndersa nxiton te shtoje qe dhurata qe i pelqen te marre eshte nje buqete me trendafila te kuq, si simboli me origjinal i festes se te dashuruarve.
Anada Nikollari
Vajza qe fitoi kuroren e spektaklit “Super Model of Albania”, Anada Nikollari, pohon se nuk ka qene kurre e dashuruar. Dhe kjo eshte nje arsye qe 14 shkurtin do ta kaloje si nje dite te zakonshme, me familjen e shoqerine. “Per sa kohe nuk kam nje te dashur, sigurisht qe nuk do ta festoj. Sot ne mbremje do te jem e pranishme ne nje sfilate qe zhvillohet tek klub “Sharm”, ndersa me pas ka mundesi te dal me shoqerine”. Per 18-vjecaren, ne kesi festash nuk ka rendesi dhurata materiale, por ndjenja, ajo eshte me e vlefshme se gjithcka, sic thekson ajo.
Eranda Libohova
Nje tjeter kengetare e suksesshme si Eranda Libohova ka zgjedhur qe te jete ne pune per 14 shkurt. E angazhuar me klipin e ri, qe do te publikohet vetem disa dite pas kesaj feste, ajo thote se “ka shume mundesi qe te jem ne studion e montazhit, duke punuar per kengen e re, e cila do te jete me motive dashurie”. Sa i takon dhurates qe do preferonte te merrte, Eranda mbetet e rezervuar, sepse po e shprehu, nuk eshte me nje surprize, shton ajo.
Rozana Radi
Nje axhende e mbushur me aktivitete mund te quhet dita e sotme per kengetaren Rozana Radi. Gjate oreve te para te paradites do te jete e ftuar ne qytetin e Beratit, ne nje koncert qe zhvillohet me rastin e 14 shkurtit, ndersa me pas mbremja do te mbyllet tek klub “Riviera” ne Durres, duke kenduar e duke u defryer. “Njeriu qe do e ka feste cdo dite te vitit dhe nuk mjafton vetem nje date specifike per t’i bere te gjitha. Sa u takon dhuratave, nuk kam ndonje qe mund t’i ve gishtin, sepse gjerat e shtrenjta dhe ato me te preferuarat i blej vete e nuk pres qe te m’i bejne te tjeret”, shpjegon Rozana.
Skandinada Lala
Modelja e njohur Skandinada Lala ka gjasa qe te festoje kete vit 15 shkurtin, festen e beqareve. Ndryshe nga heret e kaluara, ajo do te jete e vetme diten e sotme, gje qe e ka detyruar te mos beje asnje plan konkret. “Per mua dashuria nuk ka fjale, por vetem vepra. Dhe keto une perpiqem t’i shpreh me sjelljen time, me gjestet e bukura e gjithcka. Kete vit nuk e kam gjetur ende shpirtin binjak, e kjo me ben qe festoj ndoshta ne shtepi, ose ne ndonje pub me shoqerine”.
Gloria Gjura
19-vjecarja simpatike, e njohur per pjesemarrjen e saj ne edicionin e vjetshem te “Kafazit te arte”, eshte nje tjeter beqare qe i shtohet listes. Gloria Gjura pasi i ka dhene fund historise me Enverin, ka vendosur qe te festoje e vetme 14 shkurtin. “Gjithe diten do te jem ne shtepi, duke qene se nuk kam planifikuar asgje, ndersa nga darka do te jem me shoqerine nga pub-et e zones se ish-Bllokut”, thote ajo. Teksa shton se fjalet qe i pelqen te thote me shpesh kur ndjehet e dashuruar jane “shpirti” dhe “zemra e vogel”.
Mariza Ikonomi
Ndryshe nga sa thuhet lart e poshte neper media, Mariza Ikonomi nuk eshte e dashuruar, e kjo do te thote qe diten e sotme do ta kaloje si zakonisht ne shtepi e me shoqerine ne kafe. “Nuk kam asnje lloj plani per sot, ndoshta mund ta shfrytezoj qe ta bej pushim, sepse duhet te nisem diten tjeter menjehere per ne Bolonje, sepse atje jam e ftuar ne nje koncert qe zhvillon nje institut italo-shqiptar”, por kjo nuk e perjashton mundesine qe ne darke kengetarja te defreje disa ore ne ndonje pub me shoqet e ngushta.
Marre nga : Gazeta Korrieri