Çmimet tyre janë unike, aq sa dhe vetë shtëpitë. Shtëpia pranë qendrës së skive Aspen, e princit arab, Bandar bin Sultan kushton 136 milionë dollarë, ndërkohë që një shtëpi në Stamboll është 100 milionë dollarë. “Sigurisht që flitet për çmimet më të larta në qarkullim. Pasuria personale e blerësve dhe shitësve të këtyre shtëpive është e tillë që ato mund të kenë çdo gjë që duan”, shprehet Joshua Saslove nga kompania “Joshua & Co”, një degë e Pronave të Mëdha të Christie’s. Për diçka që duket se i përket një “bote të vjetër” kështjella rumune e “kontit Drakula”, e ndërtuar në vitin 1212 mund të jetë e kujtdo që ka 140 milionë dollarë për të shpenzuar në një shtëpi.
Blerësit
Nëse ato shpenzojnë 20 milionë dollarë apo thuajse 200 milionë dollarë, në Hong Kong, Nju Jork apo Rio de Zhaniero, blerësit potencialë janë përgjithësisht të së njëjtit material. Ato janë udhëtarë të përhershëm të globit, të kamur në para, të cilët po kërkojnë për një shtëpi të dytë, të tretë, të katërt a të pestë, dhe që nuk e kanë problem të marrin avionin për të shkuar në një shtëpi tjetër të preferuar. Amerikanët, arabët dhe evropianët kanë blerë prej kohësh prona në gjithë globin, por rritja e numrit të të pasurve në Kinë, Indi dhe Rusi po rrit dhe pragun botëror të luksit.
Të dhënat
Çdo vit, revista “Forbes” harton listat e pronave më të shtrenjta të botës në treg, në çdo kontinent, duke përjashtuar Antarktidën. “Forbes” ka arritur të mbledhë çmimet e pronave ndërkombëtare duke kontaktuar me komisionerët në gjithë botën dhe duke lënë jashtë listës apartamentet apo tokat djerrë. Sidoqoftë, sipas kësaj reviste, është e vështirë të zbulohet çdo detaj pasi shumë pronarë, ua shesin shtëpitë e tyre vetëm blerësve të zgjedhur dhe i fshehin çmimet reale.
Çmimi: $165 milionë dollarë
Vendndodhja: Beverli Hills
Kaliforni, SHBA
Dikur në pronësi të manjatit të medias, William Randolph Hearst, kjo vilë e madhe ka një sipërfaqe toke rreth e rrotull prej 2.6 hektarësh. Pjesa e banueshme e shtëpisë është rreth 7 kilometra katrorë dhe tre kate. Shtëpia ka 29 dhoma gjumi dhe 40 banjo. Ajo është ndërtuar sipas stilit mesdhetar në vitin 1926 dhe është shfaqur në filmin “Kumbari”, të vitit 1972.
Kështjella Bran
Çmimi: 140 milionë dollarë
Vendndodhja: Brasov, Rumani
Dikur e banuar nga princi rumun Vlad, personi real mbi të cilin mbështet personazhi i kont Drakulës, kjo kështjellë e ndërtuar në vitin 1212 ka në zotërim 8 hektarë. Kështjella e përbërë nga 17 dhoma gjumi, është e vendosur në majë të një shkëmbi dhe ofron pamje panoramike të fshatit dhe maleve përreth. Pronari aktual, Dominic von Hapsburg e ka kthyer shtëpinë në muzeum.
Çmimi: 138 milionë dollarë
Vendndodhja: Uindelsham, Surrei
Britani
Më e madhe se pallati i Bakingamit, kjo shtëpi me 103 dhoma ka 23 hektarë kopshte dhe pyje, duke e bërë një shtëpi fshate angleze idilike, për ata që kanë para të bollshme. Shtëpia ka disa salla vallëzimi dhe disa hyrje të mëdha. Shtëpia ka një dhomë paniku, një fushë skuashi të brendshme, një kinema me 50 vende, hapësirë për tetë limuzina dhe një rrugë private prej mermeri. Banjot janë prej mermeri dhe ka saunat, xhakuzi dhe pishinat e brendshme ofrojnë pamje mjaft panoramike.
Ferma “Starwood”
Çmimi: 135 milionë dollarë
Vendndodhja: Kolorado, SHBA
Kjo fermë përbëhet nga 38 hektarë dhe është në pronësi të princit Bandar bin Sultan bin Abdul Aziz, ish-ambasadori i Arabisë Saudite në SHBA. Përveç tokës së pafund që e rrethon, pjesa e banueshme e fermës “Starwood Ranch” përbëhet nga një sipërfaqe prej pesë kilometrash me 15 dhoma gjumi dhe 16 banjo. Prona gjithashtu përbëhet nga ndërtesa më të vogla, stalla, një fushë tenisi dhe një pishinë e brendshme.
“Maison de L’Amitie”
Çmimi: 125 milionë dollarë
Vendndodhja: Florida, SHBA
Në vitin 2004, Donald Trump bleu pallatin e ish-ekzekutivit të shëndetësisë, Abe Gasmn në një ankand falimenti, për 41.25 milionë dollarë. “Maison de L’Amitie” tashmë ka një vlere thuajse tre herë sa ajo me të cilën u ble. Me një version të rinovuar, pallati tashmë ka një ballo vallëzimi dhe një sallë muzikë si dhe pamje panoramike nga oqeane.
“Tranquility”
Çmimi: 100 milionë dollarë
Vendndodhja: Nevada, SHBA
Në zonë pa taksa të Nevadës, pranë liqenit Tahoe, kjo shtëpi që ka në pronësi një sipërfaqe prej 89 hektarësh. Pronari i kësaj shtëpie është bashkë-themeluesi i markës “Tommy Hilfiger”. Shtëpia kryesore ka një hapësirë të banueshme prej 1.8 kilometrash dhe është modeluar sipas një shtëpie malore evropiane. Shtëpia gjithashtu ka një qilar të përbërë nga 3500 shishe vere.
“Shtëpia përballë ujit”
Çmimi: 100 milionë dollarë
Vendndodhja: Stamboll, Turqi
Kjo shtëpi është e vendosur në një pikë shumë interesante, direkt mbi Bosfor në Stamboll. Shtëpia ka një sipërfaqe të banueshme rreth 2.7 kilometra katrorë. Ajo përbëhet nga 64 dhoma, të cilat kanë dritare të mëdha me pamje nga Bosfori. Detajet e tjera të një prej dhjetë shtëpive më të shtrenjta në botë, përfshijnë ornamente me shkëlqim dhe llambadarë kristali.
“Eurasia”
Çmimi: 100 milionë dollarë
Vendndodhja: Moskë, Rusi
Kjo pronë e konsiderueshme, përbëhet nga dhomë e madhe 12 kilometra katrorë, nga dy dhoma miqsh prej 3 kilometra katrorësh. Shtëpia ka dhe një qendër çlodhëse prej tetë kilometrash, e cila ka një pishinë dhe banjo turke e ruse, një palestër, sauna. Shtëpia e madhe, e cila është një prej më të shtrenjtave në botë, është disa kilometra larg qendrës së Moskës.
“Toprak Mansion”
Çmimi: 99 milionë dollarë
Vendndodhja: Londër, Angli
Me një çmim pak nën 100 milionë dollarë, duke u bazuar në valutën e momentit, shtëpia “Toprak Mansion” është ndërtuar nga sipërmarrësi turk, Halis Toprak. Shtëpia me një sipërfaqe 2.8 kilometrash katrorë ka shkallë dyfishe dhe një ashensor prej xhami. Gjithashtu, shtëpia përbëhet nga një pishinë me një uri prej xhami dhe një banjo turke për 20 vetë.
“Three Ponds”
75 milionë dollarë
Vendndodhja: Nju Jork, SHBA
“Three Ponds”, e cila përfshin më shumë se 24 hektarë tokë ferme, ka marrë emrin nga liqenet që e rrethojnë, por gjithashtu ka dhe një fushë golfi. Shtëpia kryesore rrethohet nga 14 kopshte, një pishinë, një dyqan golfi, një fushë tenisi me bar dhe një shtëpi miqsh. Shtëpia kryesore, e skicuar nga arkitekti Allan Greenberg ka një dhomë të madhe me një tavan prej kubeje.
Shkruar nga Blendina Cara Gazeta tiranaObserver