Kufiri detar eurodeputeti grek Shqiperia ve ne dyshim te drejtat e Greqise

Kufiri detar, eurodeputeti grek: Shqiperia ve ne dyshim te drejtat e Greqise

Në vazhdën e tensioneve Shqipëri-Greqi për kufirin detar, kreu i eurodeputetëve konservatorë grekë në Parlamentin Europian, Manolis Kefalogiannis dorëzoi një kërkesë për interpelancë në Komisionin Europian.

Nisur nga deklaratat e fundit të kryeministrit Rama, ai shprehet se, “Shqipëria vë në dyshim të drejtat sovrane të Greqisë, çka ndikon te sovraniteti territorial i një shteti anëtar të BE-së”. Sipas euro-deputetit grek, deklarata e Ramës minon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetin rajonal dhe për pasojë edhe perspektivën europiane.

Në tekstin dorëzuar para Komisionit Europian shkruhet: “Deklaratat e fundit dhe pozicionimet e kryeministrit të Shqipërisë, përveç referimeve për Shqipërinë e Madhe vënë në dyshim të drejtat sovrane të Greqisë dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike të saj, duke prekur paralelisht edhe çështjet e sovranitetit territorial të një shteti anëtar të BE-së”.

Përkundrejt këtyre fakteve, pyetet Komisioni:

1.A është në dijeni të këtyre deklaratave?

2.A konsideron se deklarata të tilla dhe qëndrimet e përgjithshme të kryeministrit shqiptar kontribuojnë në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal?

3.Si ndikojnë këto deklarata në perspektivën europiane të Shqipërisë?


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama