Kujdes me dietat e gabuara

Kujdes me dietat e gabuara
Fiksojeni njehere e mire ne koke se dieta ideale, ajo qe mund t'ju dobesoje duke ngrene cdo gje qe na pelqen, pra plot me embelsira, brumera dhe ushqime te skuqura, nuk ekziston. Per t'u dobesuar mire, ne menyre te shendetshme dhe per nje kohe te gjate, duhet te ndiqni nje diete te ekuilibruar, personale, sipas nevojave te trupit tuaj.

Dieta e cuditshme e doktor Haub

Profesori i ushqimit njerezor ne Kansas State University sugjeroi qe per 10 jave duhet te ndiqej nje diete bazuar ne ushqimet e embla, te kripura, biskota, dridhera me sheqer, patate te skuqura...Sipas tij nuk ka rendesi se cfare ha, por sa kalori merr ne trup. Ne fund te eksperimentit Haub humbi 12 kilograme. Pyetja qe ngrihet eshte: Nje diete e tille, na ben mire apo keq? Mund te hash ushqime te demshme duke u varur vetem te kalorite?

Dieta qe nuk eshte diete

Ajo qe ndoqi Mark Haub nuk eshte diete, por nje menyre e gabuar ushqimi. Keshtu thone ekspertet, dietologet me te mire.

Ushqimi qe duhet te marre nje person duhet te jete i ekuilibruar, i shendetshem, i mire per te parandaluar nje sere semundjesh ne trup qe vijne si pasoje e konsumimit te produkteve te gabuara.Tashme eshte e ditur qe ne dieten e gjithesecilit duhet te jene te pranishme frutat, zarzavatet, lengjet, qe ne keshillen e Haub nuk figurojne askund.

Cfare na dobeson realisht?

Ekspertet thone se nuk ka nje diete unike qe mund te ndiqet nga te gjithe. Trupat tane jane te ndryshem dhe kane nevoja te ndryshme, ndaj nese deshironi te dobesoheni mund t'i drejtoheni nje mjeku specialist dhe te ndiqni keshillat e tij. Kujdes duhet te tregoni ne autokontrollin e ushqimeve qe konsumoni. Mos harroni te merrni fruta, zarzavate, lengje, uje, drithera ne sasite e duhura, dhe do ta shihni qe trupi juaj do te funksionoje me mire, me me energji.

Po ashtu perpiquni te beni ecje, vrap ose aktivitet tjeter fizik.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama