Kujdes me trukun!

Kujdes me trukun!
Jo gjithmonë është e nevojshme të vësh buzëkuq, ruzh dhe rimel për t’u dukur bukur. Ndonjëherë është e kundërta. Ja gabimet e zakonshme që bëjnë femrat.

Sytë si panda

Rrethi që krijojnë shpeshherë vajzat përreth syve, nuk është aspak i bukur për t’u parë. Mjafton t’i lyeni pak, në mënyrë që të mos dukeni sikur iu ka rrahur njeri. Sytë mund të lyhen rëndë vetëm kur shkohet nëpër festa.

Fondetina në masën e gabuar

Me shumëllojshmërinë e fondetinave që gjenden në dyqanet kozmetike, nuk e vështirë të gabosh, sidomos kur në dyqan, ndriçimi nuk të ndihmon. Mos e lini veten të kushtëzoheni nga ajo që ju pëlqen, vetëm për faktin se ua errëson ngjyrën e lëkurës, ju jep shkëlqimin për të cilin keni nevojë: para se të dilni jashtë, bëni shumë prova, në mënyrë që të krijoni një ide se si dukeni në dritë.

Fytyrë prej fantazme

Një fondetinë me ngjyrë të çelët, pak pudër (dikur përdorej shumë pluhuri i orizit) dhe të jeni të sigurta se do të dukeni si kufomë. Prandaj nuk duhet ta ekzagjeroni. Kur vini fondetinë, nuk është e nevojshme të përdorni edhe pudër.

Qerpikë si krahë dallëndysheje

Nuk ka dyshim që çdo vajze do t’i pëlqente të kishte qerpikë të gjatë dhe të kthyer, prandaj tendenca e fundit është vënia e qerpikëve fals. Të dashura vajza, nëse nuk doni të dukeni shëmtuar me qerpikë super të gjatë (mund t’i përdorni për ndonjë festë, apo për karnavale), mos i përdorni. Nëse e keni të vështirë të hiqni dorë nga dëshira juaj, atëherë përpiquni të mos i lyeni me rimel në mënyrë që të mos zgjaten edhe më shumë. Në treg, gjenden qerpikë fals me gjatësi të ndryshme. Kini kujdes kur t’i vini, ndërsa për t’i hequr mund të përdorni pak qumësht.

Ruzhi në faqe

Një lëvizje e gabuar, një dorë e rëndë dhe të jeni të bindura se ia keni arritur qëllimit të bëheni si kloun. Faqet mund t’i lyeni duke aplikuar lehtësisht mbi to pak ruzh. Lëvizeni dorën me kujdes në drejtim të veshëve, për të pasur një pamje sa më natyrale. Nëse ndiqni me kujdes këto udhëzime, nuk ka dyshim që do t’ia arrini qëllimit.

Nxirja e tepërt

Mos krijoni iluzione, nëse në mes të dimrit ngjyra e lëkurës suaj është shumë e errët, të jeni të bindur se askush nuk do të mendojë që keni ardhur nga ndonjë plazh tropikal. Dhe kjo, jo për faktin se është dimër, por sepse sado të duket natyrale, ndryshimi është i dukshëm dhe këtë mund t’ua sigurojë vetëm solari.

Vetullat e lyera me laps

Nëse e keni vetullën të rrallë, mund të përdorni laps për ta mbushur dhe për t’i dhënë një formë më të bukur. Kujdes mos e ekzagjeroni, sepse do të dukeni si ndonjë shtrigë. Më shumë se sa të shpenzoni para për një produkt të mirë, ushtrohuni deri sa mësoni ta përdorni lapsin.

Makijazh të rëndë dhe buzëkuq të fortë

Për fat të mirë, gjatë viteve të fundit, femrat preferojnë më shumë makijazhin e lehtë dhe natyral, se sa të rëndin, edhe pse çdo vajzë e zgjedh sipas dëshirës makijazhin. Megjithatë, rreziku për t’u dukur më e madhe në moshë, mbetet. Kur makijazhi është i rëndë dhe buzëkuqi i fortë, atëherë pamja është një katastrofë.

Rasti i gabuar

Nëse doni t’i bëni përshtypje intervistuesit, për një vend të ri pune dhe paraqiteni në takim me një makijazh shumë të rëndë dhe buzët e kuqe flakë, të jeni e bindur se do të mbeten të mahnitur. Por ndoshta nuk do të ishte mirë kështu. Nuk kërkohen shumë gjëra për t’u dukur profesionalë: veshja me kombinim dhe një trukim i lehtë.

Pamja e përshtatshme

Nëse çdo ditë bëni të njëjtin makijazh, nuk ka dyshim që do t’i mërziteni të gjithëve. Megjithatë nuk është ky problemi, por kur jeni 40 vjeçe dhe lyheni sikur të ishit 20. Në këtë moshë nuk keni më freskinë e dikurshme, qepallat e syve fillojnë të rrudhen, po ashtu edhe lëkura rreth buzëve e syve. Makijazhi është pak a shumë si gardëroba: me kalimin e viteve ka nevojë të ndryshohet, të ecë në një hap me kohën, si nga ngjyrat ashtu edhe format. Merrni kohën e nevojshme dhe kini durim: eksperimentoni, ndryshoni mënyrën e të lyerit. Nëse nuk dini, konsultohuni me një “makeup stylist”.

Lapsi pa buzëkuq

Ju mund të mos e dini, por me kalimin e orëve lapsi iu fshihet, edhe pse ndoshta kështu ju pëlqen. Cilado të jetë arsyeja, duhet të keni parasysh se keni dalë nga shtëpia pa e përfunduar punën.
Pluhuri i syve fshihet

Keni kaluar shumë kohë në zyrë? Mund të ndodhë. Me kalimin e orëve, pluhuri i përshtatet lëvizjes së qepallave. Por edhe kjo mund të rregullohet, mjafton të shiheni shpesh në pasqyrë.

Shkëlqyesi i buzëve

Një lyerje e lehtë e buzëve me shkëlqyes, do t’jua zbukurojë pamjen. Katër të lyera njëra përmbi tjetrën do t’ju bëjnë të dukeni si kloun. Mos mendoni se sa më shumë shkëlqyes të vini mbi buzë, aq më të bukura bëheni. Të jeni të bindura se meshkujt nuk do ta merrnin mundimin t’ju puthnin me gjithë atë llaç mbi buzë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama