Kujdes me zgjedhjen e partnerit

Kujdes me zgjedhjen e partnerit
Egoistë, të fiksuar pas punës, posesivë e të pavendosur? Më poshtë keni një listë me tipat e meshkujve që femrat nuk duhet të dashurohen kurrë, sepse përndryshe do të vuajnë ne të ardhmen.

Ja tipat që më mirë t'u rrini larg:

Egoisti

Cdo aspekt i marrëdhënies tuaj vendoset prej tij, kushtëzon vendimet tuaja dhe madje edhe shijet tuaja. Edhe në marrëdhënie seksuale egoisti vendos në radhë të parë dëshirat dhe kënaqësitë e veta.

Posesivi

Ku ishe? Pse u vonove? Kështu do ta dalësh e veshur? Këto lloj tipash janë gjithnjë xhelozë dhe të asfiksuar me kërkesat e tyre. Rrezikojnë që në të ardhmen të bëhen agresivë dhe të dhunshëm. Duhet të bëni kujdes se më nje partner të tillë, mund të largoheni nga familja dhe miqtë.

I pavendosuri

Jeta është shumë e vështirë për secilin nga ne. Imagjinoni nëse për partner keni një mashkull që duhet t'i shkoni pas si  një fëmijë. I pavendosur, gjithnjë për të shkaktuar probleme dhe për të ndjekur aventurat e veta. Premtimet e tij, janë si fjalët që i merr era...

Djali i mamasë

Këta lloj tipash, mamanë e kanë në qendër të dashurisë së tyre. Dhe mamatë duke e ditur këtë dobësi të djalit, fillojnë dhe komandojnë jetën tuaj. Nëse ai nuk e shkëput dot lidhjen me mamanë e tij, më mirë këputeni ju me të sa të mos jetë shumë vonë.

Endërrimtari

Kanë hijen e rock star ose të poetëve të mallkuar. Duken plot me mistere dhe shumë sensualë, por kur vjen fundi i muajit, llogaritë nuk bëhen me ëndrra. Më mirë lërini në ëndrrat e tyre për lavdi.

Festuesi

Nuk ka asgjë të keqe të dalësh dhe të argëtohesh, por ky nuk mund të jetë motiv i cdo nate. Kështu edhe jeta juaj do të jetë e padurueshme. Ikni sa jeni në kohë!

I cmenduri për punë

Entuziasmi për punën dhe dëshira për të punuar sa më shumë, mund të krijojë një lloj varësie dhe sëmundje. Për këtë lloj tipi puna është kryesorja, nuk ka as të shtuna, as të diela pushim. Në mbrëmje diskutohen vetëm cështjet e punës dhe asgjë tjetër...sa marrëdhënie e mërzitshme!

Pesimisti

Ky lloj tipi e sheh gjithnjë gotën gjysmë bosh dhe nuk bën asnjë përpjekje për të ndryshuar gjendjen. Eshtë gati të kritikojë cdo gjë dhe të gjithë. Edhe njeriu më optimist, pranë këtij lloj tipi do të mërzitej.

Narcisti

Nuk arrin që t'i rezistojë pamjes së vet, përfiton nga cdo pasqyre apo sipërfaqe e shkëlqyer për të shijuar imazhin e vet. Nuk di të dojë apo të admirojë të tjerët. Nuk mund të ndërtohet një marrëdhënie e mirë me dikë që do vetëm veten.

Kopraci

Nuk ju con kurrë në restorant. Një unazë me gurë të cmuar më mirë harrojeni. Kur shkoni diku, në momentin që paguhet fatura ai del jashtë për të pirë duhan që të mos shpenzojë para. Për ju do të jetë një problem i madh që të ndani vite të tëra me këtë lloj tipi, ndaj më mirë qëndrojini larg.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama