Në këtë përfundim ka arritur një kërkim i “Virginia Commonëealth University di Richmond” (Usa), cituar nga “Independent” dhe publikuar në revistën “Human Nature”. Pas testimit të 200 çifteve, meshkuj e femra janë përgjigjur në mënyrë konfidenciale për tradhëtitë e tyre, pa marrë parasysh ato që mund të ketë nuhatur ose dyshuar partneri. Nga të dhënat ka dalë që meshkujt janë më të pabesë; 29% e tyre kanë tradhëtuar, në raport me 18.5% të femrave. Por ka rënë në sy edhe fakti që ata kanë qenë më të aftë për të zbuluar se gratë apo të dashurat i kanë vënë brirë.
Ndërkohë që gratë arrinin të kapnin aventurat e partnerëve në 80% të rasteve, meshkujt arrinin në mënyrë të rrufeshme deri në 94% të rasteve. Që në praktikë do të thotë se nuk u shpëton lehtë një tradhëti. Dhe gjithçka, falë intuitës së tyre. Në gjithë këtë, në fakt, ka një truk. Është e vërtetë që meshkujt e kapin më shpejt tradhëtinë, por sepse janë shumë më dyshues.Sipas studimit, meshkujt, në fakt, janë shumë më të prirur për të hamendësuar një pabesi, edhe kur kjo nuk ka ndodhur, nuk ekziston dhe gruaja e tyre ka sy vetëm për ata.
Kërkuesit mendojnë se arsyeja është e lidhur me çështje evolutive: meshkujt janë më dyshues, sepse nuk mund të jenë kurrë të sigurt. Në fund, nuk mund të mos jenë dyshues, duke qenë vetë të ‘fajshëm’. Nuk mbetet tjetër, “çfarë mbjell, do të korrësh!”
Gazeta: Shekulli