Kujdes nga alergjia!

Kujdes nga alergjia!

Edhe pse pranvera gjithmonë ka qenë koha kur të gjithë kanë folur për alergjinë, ekspertët pohojnë se alergjia është problem i cili e ndjek personin gjatë gjithë vitit dhe se numri i personave alergjikë është vazhdimisht në rritje.

Të dhënat nga pesë spitalet më të mëdha britanike kanë treguar se përqindja e njerëzve të cilët vuajnë nga alergjia për një kohë shumë të shkurtër, nga 15% është ngritur në 40%. Po ashtu, ekziston një numër i madh pacientësh të cilët janë alergjikë në shumë gjëra përnjëherë, dhe simptomat e këtyre alergjive janë shumë më serioze.

Fajtor për shtimin e numrit të personave alergjikë, shkencëtarët britanikë e konsiderojnë ndryshimin e klimës, në fakt ngrohjen globale, me ç’rast alergjenët (më të shpeshtë: poleni dhe sporet) piqen shumë më herët dhe qëndrojnë shumë më gjatë në ajër. Po ashtu duhet përmendur edhe ndryshimi i shprehive ushqyese, përparimi i teknologjisë dhe ofrimi i vazhdueshëm i materialeve të reja.

Gjithashtu po shtohet numri i alergjikëve në pemë dhe perime, sidomos fëmijët, të cilët janë alergjikë edhe në bimë, tokë, kafshë shtëpiake dhe ushqime të shumta.

 

IkubInfo


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama