Kujdes nga virusi me i ri ne Facebook!

Kujdes nga virusi me i ri ne Facebook!

Prej disa ditësh në rrjetin social Facebook po qarkullon një virus me një ofertë joshëse për përdoruesit e rrjetit social. Në se arrini të shihni një koment të tipit, “Shikoni se kush po e sheh profilin tuaj”, atëherë duhet të bëni kujdes, të mos e klikoni.

"Shiko se kush e sheh profilin tuaj" po përhapet me shpejtësi në profilet e të gjithëve. Për të parë se `kush iu sheh profilin`, kërkohet që të lidheni me një webste jo shumë të sigurt dhe të bëni lidhjen  e tij  me Facebook-un tuaj.

Më pas iu kërkohet që të jepni password-in dhe në këtë mënyrë ju, jo vetëm që nuk do të shihni kush e ka parë profilin, por do t’i dhuroni adresën tuaj dikujt tjetër. Ndaj në këtë rast duhet të jeni më pak kuriozë për të “parë se kush e sheh profilin tuaj”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama